Home Aktuale Një shqiptar nga Kosova i vrarë në Irak

Një shqiptar nga Kosova i vrarë në Irak

108
0
SHARE

Një shqiptarë nga Kosova dyshohet se është vrarë si pjesëmarrës në një sulm terrorist në Irak ku të dielën janë vrarë 12 persona.

Burime të “Zërit” bëjnë të ditur se ambasada e Kosovës në Arabinë Saudite është duke mbledhur informacioni lidhur me kosovarin e vrarë.

Sipas këtyre burimeve ajo çfarë dihet deri më tani është se ky person është nga komuna e Ferizajt.

Ndryshe të dielën së paku 12 persona kanë humbur jetën nga dy sulme të ndara në Irak.

Burimet zyrtare thonë se shtatë ushtarë janë vrarë nga shpërthimi në një postbllok të sigurisë pranë qytetit Mosul.

Në qytetin Ramadi, nga shpërthimi i një makine bombë janë vrarë pesë persona dhe plagosur shtatë të tjerë.

Forcat e sigurisë luftojnë ende për të marrë kontrollin e plotë të Ramadit, pasi militantët kanë pushtuar disa lagje të tij, dy muaj më parë.