Home MAGAZINA Një shqiptar është taksisti më i famshëm në Zvicër (Video)

Një shqiptar është taksisti më i famshëm në Zvicër (Video)

167
0
SHARE

Besnik Ziba është gjashtë ditë në javë në rrugë me taksinë e tij në qytetin zviceran Saint Gallen.

Ai është i pa konkurrencë në këtë qytet kur bëhet fjalë për transportin me taksi, ndërsa ai tani për të falënderuar klientelën e madhe të tij, ka realizuar një videospot, të cilin e ka postuar në YouTube dhe ai tashmë është bërë një hit.

Në këtë video ai shihet me klientët e tij të rregullt, të cilët kanë vetëm fjalë të mira për vozitësin e tyre. “Ziba heroi im, “Nuk ka taksi më të mirë”, “Ziba është shumë i mirë”, këto janë vetëm disa nga lëvdatat që vijnë nga klientët e tij. Edhe në Facebook flitet me të madhe për të.

Ai shprehet se është i mahnitur me një pranim të tillë pozitiv të kësaj videoje dhe ka marrë urime nga të gjitha anët. “Kurrë nuk e kam pritur një përgjigje të tillë pozitive. Kjo është çmenduri”, shprehet Besniklu, i cili gjithmonë është në humor të mirë me mysafirët e tij.

Ai di mjaft mirë që të rrëfej histori të ndryshme bindëse derisa i dërgon klientët e tij në destinacionet e kërkuara, por edhe muzikën e ka tejet të mirë. ai nuk është vetëm një shofer miqësorë me të cilin udhëtimi është shumë argëtues, por ai gjithashtu ka një shërbim mjaft të dobishëm.

Ai tashmë 6 vite ka krijuar kompaninë e tij të taksive “Ziba Taxi” dhe 6 ditë në javë i dërgon klientët e tij në destinacionet e kërkuara. Dhe motoja e tij është: “Mysafirët e mi arrijnë si të huaj dhe largohen si miq”.

Ai të premten e kaluar ka organizuar një festë me rastin e lansimit të kësaj videoje, ku kishte mbi 300 të ftuar, kryesisht klientë të tij. Lulzim Xhema.[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=RmhJxaGqWHk#t=89″ width=”560″ height=”315″]

LEAVE A REPLY