Home Aktuale Një qytetar nga Gjilani thotë se u sulmua nga policia pasi parkoi...

Një qytetar nga Gjilani thotë se u sulmua nga policia pasi parkoi gabimisht veturën (Video)

233
0
SHARE

Xhelal Syla nga Gjilani u përfshi në telashe pasi parkoi makinën në vendin e gabuar.
Ai thotë se ai dhe gruaja e tij shtatzënë u sulmuan nga policia.

“M’ka pyet se ku jom kanë gjatë luftës. Unë i kam thanë se jam kanë në Zvicër gjatë luftës. Në atë moment ma kanë ngjit për flokëve dhe ja ka nis me më godit dhe me m’i shajt familjen, grujen të gjitha”, tha Syla për Klan Kosova.

Por Polica, ka një rrëfim tjetër për ngjarjen.

“Në momentin kur ka ardh automjeti për tërheqjen e veturave ka ardh edhe vozitësi, menjëherë ka fillu të jetë agresiv dhe t’i fyej policët e këta kanë kërku asistencë”, thotë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë.