Home Aktuale Një kosovare humb jetën, katër fëmijë lëndohen në aksident trafiku në Serbi

Një kosovare humb jetën, katër fëmijë lëndohen në aksident trafiku në Serbi

33
0
SHARE

 Sot në mëngjes në orën 7:30 në autostradën Beogerad-Nish, tek vendi i quajtur Kolare, në një aksident të rëndë trafiku ka humbur jetën Besime Sh 40-vjeçe nga Gjilani.

Ajo ishte në ulësen e bashkëudhtarit të një kombi-busi “Reno Espace” me tabela të Zvicrës, të cilin e drejtonte bashkëshorti i saj Elhami Sh po ashtu 40-vjeç. Në automjet ishin edhe pesë fëmijët e tyre, tri vajza të moshën 9, 12 dhe 18-vjeçe dhe dy djem, njëri 8 dhe tjetri 19-vjeç.

Automjeti i tyre kishte dalë nga rruga dhe më pas është rrokullisur. E dnejra ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa pjesa tjetër e familjes së lënduar, është dërguar në qendrën emergjente të spitalit të Smederevës.