Home Aktuale Një emision tendencioz – antireligjioz dhe propagandistik

Një emision tendencioz – antireligjioz dhe propagandistik

216
0
SHARE

Reagim

Një emision tendencioz – antireligjioz dhe propagandistik

Përkitazi rreth emisioni “Udhëve”  të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), kushtuar ecurisë së mësim besimit fetar në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.

Këtyre ditëve, në Televizionin nacional të Kosovës (RTK), në kuadër të rubrikës  “Udhëve” emisioni: “Mësimet për vdekjen para mësimeve për jetën”. Emisioni  në fjalë i kushtohej mësim besimit fetar në shkollat me mësim në gjuhën shqipe  në Luginë të Preshevës, të lejuar nga Qeveria e Serbisë, e që mungon si lëndë e zgjedhur në sistemin arsimor të Kosovës.

BIPBM, një emision të tillë e konsideron të papërgjegjshëm, jo profesional, madje edhe cinik dhe tendencioz, kur dihet mirëfilli se e drejta për arsimim fetar është e garantuar edhe me konventa ndërkombëtare siç ajo e  Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara.

Prandaj, një praktikë e këtillë e aplikimit të mësimit fetar në shkollat publike, është e njohur në të gjitha shoqëritë me demokraci të zhvilluara, pse mos të zbatohet edhe në Kosovë, e cila është nënshkruese e të gjitha dokumenteve dhe deklaratave të institucioneve ndërkombëtare mbi të drejtat universale të njeriut.

Duke shikuar një emision të tillë qëllimkeq, lexuesi nuk e ka vështirë të vërej tendencat me prapavijë, në fshehje të vlerave që kanë plan-programet e lëndës fetare ku parashihet vetëdijesimi për vlerat e respektit, kodit moral, socializimit me të tjerët, shmangia nga individualizmi i skajshëm. Gjithashtu, në kuadër të lëndës fetare, që zhvillohet nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe, mësohet edhe mbi liritë e njeriut, rreth jetës në bashkësi (familja dhe shoqëria).

BIPMB, konsideron se një emision i tillë nuk ka qenë i nevojshëm të realizohet e aq më pak të emetohet edhe nëpër mediat lokale të Luginës, ngase pak problem ka ky rajon e vetëm ky i ka mbetur.

Plan-programi i mësimit fetar në shkollat me mësim në gjuhën shqipe, sipas BIPBM-së, është në frymën e progresit solidaritetit, tolerancës, dhe dashurisë. Lënda e mësim besimit fetar, në këtë drejtim edukon brezat e rinj, në luftë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë siç janë: alkoolizmi, droga, fraksionet, dhe më në fund edhe kriminaliteti. Gjithashtu, kjo lëndë ngrit vetëdijen për përgjegjësinë ndaj pronës publike, luftimin e korrupsionit, si dhe ngrit dhe forcon dashurinë ndaj atdheut.

Mirëpo në këtë drejtim RTK, ka manipuluar përmes këtij emisioni, duke fshehur vlerat që ka lënda fetare e që si i tillë nuk i shërben objektivitetit. Një emision i tillë është dashur t’i kushtohet problematikës së moszbatimit të lëndës fetare nëpër shkolla në Kosovë, që mjerisht, në mungesë të saj po vërehen devijime dhe anomali nga më të ndryshme të jetës së shkollarëve, duke mos përjashtuar edhe ato të vetëvrasjes, hajnisë dhe gjakmarrjes, thuhet në reagimin e BIPMB-së. Njofton Qendra Informative prane BIPBM-se, Bujanoc.