Home Aktuale Një delegacion i Kosovës, u takua me të paren e Rijekës, znj....

Një delegacion i Kosovës, u takua me të paren e Rijekës, znj. Marina Medariç

13
0
SHARE

„Më lejoni që ti falënderoj nga zemra edhe me këtë rast për organizimin si dhe për të gjitha që po bëjnë për komunitetin tonë në këtë shtet mikë të kombit tonë, e konkretisht në qytetin e Rijekës. Kosova ka kaluar nëpër situata të ndryshme e shumë të vështira, padyshim se ju këtë e dini. E tani, Kosova ka ecur shumë përpara dhe dita ditës po ecë drejt BE-së. Ne presim mbështetjen tuaj. Pavarësisht propagandës serbe që po bënë ditë për ditë, ne besojmë shumë, se edhe ju, por edhe shtetet tjera të fuqishme të rajonit dhe botës, e dijnë mirë, se Kosova ishte e interesuar dhe është e interesuar dhe po punon shumë, që të jetë pjesë e BE-së. Kroacia është lidere e Europës Juglindore dhe ne besojmë shumë, se do të na mbështetni edhe në të ardhmen“, tha ndër të tjera, zv.Ministri i Jashtëm, z.Demaj.

Rijekë, 30 qershor

Sot, në Rijekë, që në ora 10.00, filloi dita e dytë „Panairi – Ditët e produkteve kosovare“, ku po marrin pjesë 14 përfaqësues të firmave të ndryshme nga Kosova. Edhe dje, por edhe sot, deri në këto momente, ky panair i organizuar nga Bashkësia Shqiptare në Rijekë, me kryetare zonja, Suzana Jakupi, Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, me kryetar, z. Gani Xharrahi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Qyteti i Rijekës, Oda Ekonomike e Kosovës, Prefektura Bregdetare e Rijekës, deputetja e Parlamentit të Kroacisë, znj, Ermina Lekaj Prljaskaj, po mirëpritet mirë nga shumë qytetarë të ndryshëm të Rijekës, por edhe turistë të tjerë që janë këto ditë në këtë qytet të bukur bregdetarë. Pasi dje, ishte një ditë e stërngjeshur e delegacionit nga Kosova, po sot, ashtu si ishte parlajmëruar edhe në mediat tona, nënkryetarja e Prefekturës së Rijekës, znj.Marina Medariç, me bashkëpunëtorë, priti delegacionin në përbërje prej: Emanuel Demaj, zv Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z.Safet Gërxhaliu kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Z.Turkesh Dalifi, zyrtar i lartë për Integrime Ekonomike, z.Gëzim Gashi, zyrtari lartë për Promovim të Investimeve të shoqëruar si dhe si mikëpritës e organizatorë, kryetarja e Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, zonja, Suzana Jakupi dhe kryetari Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, z. Gani Xharrahi. Takimi filloi me përshëndetje mikëpritëse dhe fjalën e parë e mori, zv.ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z.Demaj, i cili ndër të tjera, falënderoi mikëpritësit dhe e njoftoi me situatën aktuale në Kosovë, si dhe bashkëbisedoi për këtë eveniment historikë. Ai ndër të tjera, potencoi, se: „Ky panair është i një rëndësie të madhe për ne si Kosovë, sepse është hapur dera e bashkëpunimit me këtë qytet edhe në drejtimin ekonomikë.Për këtë ide kemi filluar që në dhjetorin e vitit të kaluar, së bashku me deputeten e Parlamentit të Kroacisë, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj, pastaj me kryetaren e Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, zonja, Suzana Jakupi gjithashtu edhe me kryetarin Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, z. Gani Xharrahi. Më lejoni që ti falënderoj nga zemra edhe me këtë rast për organizimin si dhe për të gjitha që po bëjnë për komunitetin tonë në këtë shtet mikë të kombit tonë, e konkretisht në qytetin e Rijekës.

Kosova ka kaluar nëpër situata të ndryshme e shumë të vështira, padyshim se ju këtë e dini. E tani, Kosova ka ecur shumë përpara dhe dita ditës po ecë drejt BE-së. Ne presim mbështetjen tuaj. Pavarësisht propagandës serbe që po bënë ditë për ditë, ne besojmë shumë, se edhe ju, por edhe shtetet tjera të fuqishme të rajonit dhe botës, e dijnë mirë, se Kosova ishte e interesuar dhe është e interesuar dhe po punon shumë, që të jetë pjesë e BE-së. Kroacia është lidere e Europës Juglindore dhe ne besojmë shumë, se do të na mbështetni edhe në sferën e zhvillimit ekonomikë“. Fjala iu dha edhe z.Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, pasi përshëndeti dhe i falënderoi për kohën, ai nuk fshehu edhe gëzimin që shteti kroat në vazhdimësi ishte dhe është afër Kosovës. Ai potencoi: „Jam shumë i lumtur, që jam sot në këtë prefekturë të respektuar dhe po ju takoj dhe po bashkëbisedojmë. Ka ardhur koha, që të kemi bashkëpunim edhe më të madhë e shumë real për zhvillimin ekonomikë të Kosovës, ku kemi firma të fuqishme dhe shumë serioze. Ne besojmë shumë, duke e njohur mirë edhe ecurinë e suksesit të shtetit tuaj e konkretisht edhe të qytetit që po e drejtoni, që të na ndihmoni në rrugën që e keni kaluar për të ardhur deri në BE, si dhe për të zhvilluar ekonominë e Kosovës. Kosova ishte, është dhe do të jetë afër Kroacisë dhe po besojmë, se së shpejti do të kemi bashkëpunim edhe më të madh dhe do të organizojmë takime edhe në Kosovë, për të parë realisht, se si është Kosova dhe si po ecë te para. Hapa konkret dhe jo të vonuar, ne si Kosovë, sytë i kemi edhe nga shteti juaj. Ky panair që filloi dje dhe do të mbahet edhe sot, është një tregues i mirë, se Rijeka dhe e gjithë Kroacia është me derë të hapur miqësie edhe në sferën e ekonomisë“. Takimi zgjati 40 minuta, ku kryetari i Odës Ekonomike, z.Gërxhaliu znj.Marina Medariç, i dhuroi një dhuratë si kujtim nga Kosova, Mbretëresha e Dardanisë ” ose Hyjnesha në Fron, ku u mirëprit shumë nga kjo zonjë. E më pastaj, edhe znj.Medariç, i dhuroi nga një album të qytetit të Prefekturës së qytetit të Rijekës, musafirëve nga Kosova dhe falënderoi jashtëzakonisht për këtë vizitë. Ajo ndër të tjera tha: „Se do të përkrahim Kosovën edhe në të ardhmen dhe dje e kam vizituar panairin tuaj dhe kjo më fascionoi për të mirë. Ju përgëzoj dhe duam që Kosova të ecë te para“. Delegacioni nga Kosova, u nda shumë i kënaqur me këtë takim dhe bënë edhe foto kujtimi me zonjën në fjalë dhe kabinetin e saj. Panairi po vazhdon edhe sot, ku të gjithë përfaqësuesit e firmave në fjalë: Rahvera, z.Visar Hajrullaga, Spritn, z.Sami Popa, Kosova Wine, z.Selami Shehu, Bahha, z.Habin Shehu, Bodrumi i vjetër, z.Nevzat Haxhijaha, Stone Castle, znj.Teuta Kurshumlija, Frutex z.Betim Kryeziu, Progres Abi, z.Irfan Fusha, Mix Product, z.Elvin Huduti, Municipium, Plastika recycling center, z.Astrit Shabani, Daka, z.Gazmend Daka, Eko, z.Mustafa Hoxha. Gjithsej, 14 firma të ndryshme, nga ato ushqimore, pijeve freskuese, alkoholike, detergjente, plastikës e deri te ajo e tekstilit. Këto dy ditë në Rijekë po vlerësohen si eveniment me fjalët më të mira të mundshme dhe u zotuan, se do të vazhdohet edhe në të ardhmen, nga organizatorët, për të dëshmuar edhe në të ardhmen, se diaspora shqiptare ishte e do të jetë afër Kosovës e atdheut në situata të ndryshme. Mërgata ishte e do të mbetet arteria kryesore e zhvillimeve të ndryshme që ndodhin në atdhe. Për në përgjithësi, se si shkoi dita e djeshme e panairit dhe e sotshmja, do të japim një reportazh së shpejti. / Dashnim HEBIBI, Rijekë