Home Aktuale Nisma: Qeveria të kthejë kushtetutshmërinë në veri

Nisma: Qeveria të kthejë kushtetutshmërinë në veri

157
0
SHARE

Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj miratimit të statuteve të komunave veriore, duke i konsideruar se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për komunat.

Nisma bazohet edhe në konstatimin e përfaqësuesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal të cilët kanë monitoruar këtë proces, se këto statute janë në kundërshtim më ligjin e vetëqeverisjes lokale.

“NISMA për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë urgjente të marrë masa në kthimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë në këto katër komuna. Është për t’u habitur që Kryeministri apo zyrtarët tjerë nuk kanë dalur ende më një qëndrim të qartë për këto veprime që konfrontohen me interesat e vendit”, thuhet në komunikatën e Nismës për Kosovën.

LEAVE A REPLY