Home Aktuale Nis ndërtimi i autostradës Prishtinë -Ferizaj -Han i Elezit

Nis ndërtimi i autostradës Prishtinë -Ferizaj -Han i Elezit

133
0
SHARE

Nisi ndërtimi i autostradës Prishtinë Ferizaj Han i Elezit, me një një ceremoni rasti e cila u mbajt në fshatin Uglar të Fushë Kosovës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë.

2

Tek viadukti i cili lidh këtë projekt me rrugën e kombit në afërsi të Prishtinës, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi simbolikisht e filloi punën e kontraktuar për kompaninë amerikane Bechtel, duke mihur me bager metrat e parë të autostradës së re. Sipas kryeministrit Thaçi, kjo autostradë, të cilën ai e emërtoi me emrin e intelektualit shqiptar Arbër Xhaferi, është projekti i parë serioz i misionit të ri, me anë të të cilit synohet modernizimi dhe zhvillimi i vendit “Jo vetëm në lidhshmërinë e komunikacionit, por në veçanti do ta ketë efektin e madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës. Sot është ditë e veçuar, është ditë e veçant, është ditë e bekuar, sepse po fillojmë implementimin serioz të misionit të ri dhe ky projekt madhor për vendin tonë, për shtetin tonë, e përtë cilin kemi vendosur të emërtohet me emrin intelektualit më të spikatur të kombit tonë, Arbër Xhaferit e gëzofshit dhe urime të gjithëve”, tha Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

6

Ndërkaq zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, autostradën e quajti një urë lidhëse në të gjitha poret e jetës, për shqiptarëve të Kosovës – Maqedonis dhe Shqipërisë. “Do të jetë një urë lidhëse mes shqiptarëve dhe do të krijojë një afërsi, gjegjësisht një kohezion social, politik, ekonomik, vëllazëror dhe të tjera mes shqiptarëve në të dy anët. Rëndësia e kësaj autostrade qendron edhe në ate se, Kosova lidhet me dy korridore shumë të rëndësishme, korridorin 8 dhe korridorin 10-të, që do të thotë do të mundë të lidhet edhe me Detin Egje, me Detin e ZI, e njëherit përmes Maqedonis edhe me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Greqinë dhe vende të tjera”, theksoi zv. Kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi. Ndërkaq Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, tha se kontrata me Bektel – Enka është më e levërdishmja në rajon dhe se i gjithë procesi ka qenë transparent. “Jemi të sigurt se kjo është kontrata më e mirë dhe më e favorshme në rajon për cilësinë dhe standardet për ndërtimit që do të kemi në këtë autostradë. Jemi të bindur se përvoja e ndërtimit të kombit, bashkpunimi i shkëlqyr me partneritetin serioz, do ta bëjë më të lehtë punën tonë për ndërtimin e autostradës së re. Ne kemi arritur plotësisht objektivin e qeverisë dhe ministrisë së Infrastrukturës, duke zhvilluar një proces ligjor dhe transparent, duke iu krijuar mundësi pjesmarrjeje kompanive më të fuqishme të ndërtimit përmes tenderit ndërkombëtar”, shtoi ministri Mujota. Ndërtimi i autostradës “Arbër Xhaferi” në rrugën e gjashtë, do të kushtojë rreth 600 milion euro dhe pritet të përfundojë brenda 3 vjet e gjysmë./Arbër Ibrahimi-Lugina Press/

LEAVE A REPLY