Home Aktuale Nis manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”

Nis manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”

142
0
SHARE

Ka filluar    manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” me një orë letrare, e cila është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, për të përkujtuar e 15-të vjetorin e rënies së Ridvan Qazimit, alias Komandant Lleshi.
Manifestimi ka nisur me një orë  letrare, transmeton Lugina Press.

Ndërkaq pas dite nga ora  19:00 në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është shfaqur komedia (In-Vizat) nga aktorët e Teatrit Aleksandër Mojsiu nga Kamenica.

Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme në  ora 13h,  nga stadiumi i fshatit do të nis marshimi drejt  vendit  të  rënies së Komandant Lleshit, të quajtur “Gurët e buajve”.

Ndërkaq pas dite nga ora 16:30  në stadiumin e KF ‘Tërnoci” do të zhvillohet  një ndeshje miqësore në mes   KF  “Tërnoci”     dhe muusafirëve  KF” Bashkimi” nga Koretini.

Manifestimi do të vazhdoj edhe të mërkurën me homazhe tek lapidari i Komandant Lleshit në ora 14:00h, ndërkaq në  Ora, 15:00h Manifestimi Qëndrorë Shtëpia e Kulturës Bujanoc.

13250458_10208047951650198_1213421014_n