Home LAJME Nikolic: Për Serbinë, luftërat kanë marrë fund!

Nikolic: Për Serbinë, luftërat kanë marrë fund!

135
0
SHARE

Presidenti i Serbisë, ka thënë se luftërat në vendin e tij kanë marrë jetët e një të tretës të popullatës dhe se vendi është përpara reformave për një jetë më të mirë.

Në një postim që ka bërë në rrjetin social Twitter, presidenti serb, TomislavNikolic, ka thënë se Austria ka qenë shembull për Serbinë përkitazi me krijimin e një shteti modern dhe se historia e ka mësuar shumëçka vendin e tij, përfshirë edhe atë se asnjë popull nuk duhet të turpërohet me të bëmat që ka bërë dikush në emër të tij.

‘Për Serbinë, nuk ka më luftëra’, ka porositur Nikolic, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri.

‘Luftërat kanë marrë jetët e një të tretës së popullit tonë, kanë ndryshuar strukturën tonë gjenetike, ndërkohë që nuk kemi marrë atë që na ka takuar, edhepse ishim në anën e fituesit. Për këtë arsye, për neve nuk ka më luftëra,’ ka thënë Nikolic.(AlJazeera)