Home Aktuale Ngjarjet në vijën kufitare me Serbinë, të nxitura nga Serbia para përballjes...

Ngjarjet në vijën kufitare me Serbinë, të nxitura nga Serbia para përballjes në OKB

176
0
SHARE

Situata e krijuar dy ditëve të fundit përreth vijës kufitare me Serbinë dhe në veri të vendit, po shihet si nxitje nga shteti serb pak para përballjes së dy shteteve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në Vetëvendosje thonë se nuk ka asnjë rastësi në këto që ndodhën ditët e fundit, por për ta, e paaftë është Qeveria e Kosovës që ka dështuar të merret me çështje të mëdha, siç është demarkacioni i kufirit, definimi i brezit kufitar dhe mbështetja e policisë kufitare në detyrën e tyre, raporton KTV.

Ndërkohë, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se Serbia nuk e ndryshon politikën e vet të vazhdueshme, që, sipas tij, për çdo ngjarje që ka karakter ndërkombëtar, bën incidente dhe pikërisht për të bërë një raport dhe për ta dërguar në Këshillin e Sigurimit.

Vjosa Osmani nga LDK-ja, thotë për KTV-në se Serbia vazhdimisht i ka shfrytëzuar këto incidente për ta paraqitur Kosovën si vend që nuk mund të ketë siguri pa praninë e UNMIK-ut.