Home Aktuale Nga Nexhmedin ADEMI: LIRIA E MUNGUAR

Nga Nexhmedin ADEMI: LIRIA E MUNGUAR

226
0
SHARE

Nga Nexhmedin Ademi

Në dukje po vërehet se po formalizohet ndarja edhe de jure e Kosovës. Fillimi i kësaj ndarje është zyrtarizimi i Asociacionit për Serbët në Veri të Mitrovicës. Statusi i tyre po kalon në kategori kushtetuese si entitet juridik dhe politik, me tendencë për t’ u maksimalizuar politikisht sikur : “republika srpska”, në Bosnjë e Hercegovinë.
Shqiptarët dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po tregojnë vullnet serioz politik për të vendosur në tavolinën e bisedimeve një platformë e cila e faktorizon çështjen e pazgjidhur nacionale të shqiptarëve në këto troje. Formalizimi i të drejtave politike të një entniteti për t’ u shndrruar në entitet politik, juridik – kategori kushtetutare nuk ka ndodhur të maksimalizohet vetëm duke e shprehur vullnetin politik deklarativisht. Se liria dhe të drejtat politike nacionale nuk arrihen vetëm si dëshirë apo vullnet politik këtë e kan të dëshmuar nga përvoja e tyre historike e politike edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo ka ndodhë në të shumtën e herave. Subjektet politike në Luginë të Preshevës të cilat materializimin e politikbërjes e kanë konceptuar konceptualisht si dëshirë dhe vullnet, e jo si aksion dhe vetëdijesim për revolt dhe padëgjueshmëri qytetare. Natyrisht, këtu bëjnë përjashtim periudha të caktuara kur vetëdija politike e qytetarit është shndrruar në padëgjueshmëri e deri edhe në rezistencë të armatosur sikur ishte dalja në skenë e UÇPMB – së. Për dallim nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, serbët e Kosovës betejën politike për statusin e tyre politik (entitet juridik ose edhe republikë) po e përfundojnë me mbështetjen e fuqishme të autoriteteve të Beogradit.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dy zgjidhje:
Përfundimisht në këto momente vendimtare të betejës politike të vetëdijesohen për ta detyruar Tiranën dhe Prishtinën (deri tani dy kryeqendrat shqiptare, totalisht jan treguar mospërfillës ndaj kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevë) që të futen në procesin e zgjidhjes së statusit të tyre krahas kërkesave të serbëve që tani po formalizojnë statusin e tyre politik. Serbët filluan bisedimet për çështje teknike, po i përfundojnë ato me kërkesa maksimaliste edhe deri ndoshta te ndarja territoriale. Ne nuk jemi imponuar si subjekt në këto bisedime as për çështje teknike e kulturore. Reciprociteti ka mbetur një dëshirë e analizave dhe statusave të rrjeteve sociale sa për të mbuluar dështimin substancial të angazhimit politik. Ky qëndrim pasiv i dëshmuar me neutralitet politik ka degraduar qenien politike të shqiptarit në Luginë të Preshevës, që buron nga liria e inidividit. Njeriu lindë i lirë dhe i barabartë me lirinë e tij të dhruar nga Zoti. Po e filozofuam pak çështjen njeriu pastaj është edhe çështje sociale – shoqërore, ku merrë përsipër me realizu të drejtën e vet natyrore për të jetuar i lirë dhe i barabartë me të tjerët. Shqiptari i Luginës së Preshevës nuk e ka filozofu çështjen e vet politikisht si qenie për ta realizu vetën natyrshëm në përpjestim me natyrshmërin e vet historike, kulturore si pjesë e një trungi kombëtarë shqiptarë. Historia shqiptarët në përgjithësi i ka shikuar si objekt e jo subjekt. Kjo është arsyeja pse ne si komb nuk e kemi shkruar historinë, por historia është ajo që na ka shkruar neve. Argumentat shkencorë janë kokëfortë. Realitetin e dinamikës aktuale ka gjasa që ta shkruaj historia, e jo ky realitet ta shkruaj historinë. Një gjë na ka treguar qartë përvoja historike. Ajo kurrë me fatet e popujve nuk është treguar e mëshirshme! Prandaj, nuk ka pse të tregohet e mëshirshme edhe me fatin e popullit shqiptarë, pra as me fatin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Fat ose fatkeqësi për shqiptarët autokton në këto troje është çdo bisedim për ndryshim kufijsh. Fatëkeqësi është nëse nuk futet në kombinim të këtyre projekteve politike edhe statusit politik i pazgjidhur i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nëse shikohet dinamika e procesit politik e këtyre bisedimeve ka mundësi me ndodhë edhe kjo. Dy presidentët; Thaçi dhe Vuçiqi po flasin për kompromise të dhimbshme. Serbët në Kosovë politikisht po favorizohen e Vuçiqi prap po shfaq empati për bilancin politik të këtyre bisedimeve. Pavarësisht kompromisit, empatia e bilancit përfundimtarë të këtyre bisedimeve nga ana e presidentit Hashim Thaçi do të përfundoj me një makth dhe trishtim, për të gjithë neve, brenda dhe jashtë Kosovës!
Subjektet politike në Preshevë, edhe naj ditë le të lënë anash kanalizimin, asfalltimin, rivalitetet e pakuptimta për pushtet, patriotizmin e mahallave. Të dëshmojnë pjekuri dhe përgjegjësi politike karshi proceseve. Ta substancializojnë angazhimin politik në vijimësi me relavancën e situatës dhe zhvillimeve politike, për ta materializu poltikisht vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Është detyrim moral dhe kombëtarë që edhe shoqëria civile dhe njerëzit e vullnetit të mirë të përfshihen në këtë procesë historik.
Është mirë të alarmohemi para se të ankohemi e vajtojmë. Përndryshe plagëve historike të fatit të zi të kombit shqiptarë po i shtohet edhe një mundësi për ta vajtuar çështjen shqiptare përmes nacionalizmii turbo folklorik të qiftelive e shahirave me rapsodi shqiptare, për Luginën dhe Mitrovicën e Veriut
Gjat qëndrimit tim një mujorë në Vjenë, po vërej se kombet e shoqëritë e zhvillura njeriun nuk e shikojnë vetëm si ruajtës të jetës biologjike. Janë disa koncepte që janë shndrruar në parime e që e kanë ndihmuar progresin njerëzorë. Njeriu kantian sakrifikon që e mira duhet të bëhet ligjë i përgjithshëm. Ndërsa njeriu hegelian i kërkon njeriut vetëmohim për shtetin, institucionin dhe sakrifikimin e vetëmohimin për arritjen e lirisë. Nga pikëpamja islamike liria, barazia dhe drejtësia si produkt konceptual i besimit në monoteizmin e pastër i adresohen vullnetit të Zotit për ta aplikuar në jetën shoqërore duke mos pranuar asnjë kompromis.