Home Aktuale Nga nesër sërish mot me shi në Luginë dhe Kosovë

Nga nesër sërish mot me shi në Luginë dhe Kosovë

19
0
SHARE

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik për rajonin e Lugines dhe  Institutit Hidrometeorologjik të  Kosovës gjat ditës sot do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, kurse nga dita e ejte e premtja dhe gjatë ditëve të vikendit do pritet të mbajë mot më i freskët dhe me reshje shiu.
KOHALUIGN
Nga dita e premte pritet të kemi ulje në fushën e temperaturave maksimale për 5 -6 gradë celsius, për shkak se pritet të kemi reshje të reja. Maksimalet e ditës do të luhaten nga 19 deri 22 gradë celsius, kurse minimalet e ditës do t’i ruajnë vlerat e tanishme. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe mesatare.

Edhe ditët e vikendit do të karakterizohen me mot pak sa të freskët, i përcjellë me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Era do ta vazhdoj të fryjë nga ana e veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.  / Luginapress/