Home Aktuale Nga e hëna Maqedonia mund të hap kufijtë për vendet e rajonit...

Nga e hëna Maqedonia mund të hap kufijtë për vendet e rajonit pa masa kufizuese.

313
0
SHARE

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) pritet të diskutojë dhe me gjasë të propozojë heqjen e masave për të gjitha vendet e rajonit.

Siç ka paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe lehtësimi nënkupton heqjen e PCR testeve për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë. Kjo pritet të ndodh gjatë vikendit dhe të kalojë më pas në Qeveri. Ndërkaq nga e hëna mund të fillojë lëvizja e lirë e qytetarëve të këtyre vendeve, njofton INA.