Home Shëndeti Nga aminoacidet, tek vitaminat. Ja 5 arsyet pse duhet të konsumoni birrë

Nga aminoacidet, tek vitaminat. Ja 5 arsyet pse duhet të konsumoni birrë

222
0
SHARE

Nëse konsumimi i pijeve të ndryshme alkoolike është parë si diçka negative në lidhje me shëndetin tonë, pije të caktuara kanë edhe efekte pozitive.

Një prej tyre ka rezultuar të jetë pikërisht birra. Çdo ditë e më tepër birra po konsumohet nga meshkujt dhe femrat. Kjo pije është shoqëruesja e mbrëmjeve mes miqsh dhe freskon ditët e nxehta të verës, veçanërisht gjatë këtij muaji të Kampionatit Botëror, ku ndeshjet shijohen aq shumë nën freskinë e kësaj pijeje. Por ajo çka nuk dimë është se birra sjell edhe shumë përfitime për shëndetin.

Një hulumtim i ri ka bërë të ditur se birra është një tjetër pije që duhet të konsumohet për shkak të përqindjes së ulët të sheqerit dhe përmbajtjes së vitaminave të tjera të shëndetshme. Në momentin që konsumohet pa e tejkaluar, birra ndihmon në parandalimin e Alzaimerit, në sëmundjet e zemrës dhe shumë probleme të tjera.

Doktori Stephan Domenig, drejtor i spitalit “The Original F.X. Mayr Health Centre” në Austri ka thënë se nëse birra analizohet atëherë do të mahnitemi sesa shumë vitamina posedon ajo. “Birra përmban shumë aminoacide të rëndësishme dhe jo të rëndësishme. Birra përveç këtyre vetive, përmban edhe minerale si fosfori, jodi, magnezi dhe kaliumi. Ajo është e pasur edhe me kalcium, prandaj nga konsumimi i saj mund të përfitojnë edhe eshtrat”, thotë doktor Domenig.

Në një studim të vitit 2009, ishte bërë e ditur se birra ndihmonte në mbrojtjen e mineraleve në eshtra. Për shumë vite birra “Guinness” preferohej për gratë shtatzëna për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës B.

Arsyet që tregojnë se konsumimi i birrës i bën mirë shëndetit:

1. Parandalon sëmundjet. Birra parandalon sëmundjen e Alzaimerit dhe mund të ndihmojë në kurimin e problemeve të zemrës. Një studim i vitit 2013 nga Universiteti i Athinës ka zbuluar që birra ndihmon në fleksibilitetin e arterieve.

2. Përmban vitamina. Në birrë ka super nutrientë. Birra ka shumë avantazhe si produkt për t’u konsumuar.

3. Birra të ndihmon që të jesh në formë. Ajo ka shumë pak sheqer dhe ndryshe nga pijet freskuese nuk ndikon në rritjen e sheqerit në gjak sepse përmban rreth 93% ujë dhe kështu është shumë e dëshirueshme nga konsumatorët.

4. Birra të bën të bukur. Ajo është e përbërë nga elbi dhe përmban acid ferulik, që është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dielli. Gjithashtu ajo të ndihmon që të kesh edhe flokët më të shndritshëm dhe të bukur.

5. Riekuilibron edhe hormonet, që do të thotë se ndihmon që menopauza te femrat të kalojë pa shumë shqetësime.

LEAVE A REPLY