Home SPORT Neymar tregon cili është futbollisti më i dobët me të cilin është...

Neymar tregon cili është futbollisti më i dobët me të cilin është përballur

191
0
SHARE

Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Brazil, ylli i PSG-së, Neymar, i është përgjigjur pyetjeve të një të famshmi të Youtube atje.

Ish-sulmuesi i Barcelonës nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes se kush është futbollisti më i dobët në Kombëtaren e Brazilit, dhe zgjodhi të tregojë se kush është lojtari më i dobët ndaj të cilit ka luajtur, transmeton Express.

Ky epitet i takon mbrojtësit kolumbian të Napolit, Camilo Zuniga, sipas Neymarit.

“Zuniga, thjesht sepse më ka lënduar”, ka shpjeguar ai.

Zuniga ia lëndoi kurrizin Neymarit pas një ndërhyrjeje të shëmtuar në shpinën e tij gjatë çerekfinales së Kupës së Botës mes Brazilit dhe Kolumbisë në vitin 2014.