Home Aktuale Nexhmedin Ademi sqaron çështjen e organizmit të iftarit në ramazanin e...

Nexhmedin Ademi sqaron çështjen e organizmit të iftarit në ramazanin e vitit 2017

81
0
SHARE

Dje dhe sot është duke u përmendur emri im dhe i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë.
Bëhet fjalë për një faturë që Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës në kohën kur ishte kryetare znj. Ardita Sinani, ka vendosur për ta mbështetur materialisht organizimin e iftarit për nderë të Natës së madhe të Kadrit në ramazanin e vitit 2017.
Në funksion të tansparencës dhe në rrespekt të opinionit publik më duhet të sqarojë si më poshtë:
Kryetari i Këshillit z. Sevdail ef. Jakupi më ka autorizuar mua që të diskutoj me autoritetet e komunës për mundësinë e organizimit të iftarit në fjalë.
Unë në cilësinë e anëtarit të Këshillit, jam takuar dhe kam diskutuar me autoritetet e komunës ku jemi dakorduar që gjysmën e iftarit ta mbështetë materialisht komuna.
Në iftarë kanë marrë pjesë mbi 400 të ftuar në ambientin e hapur para komunës. Gjysmën e iftarit e ka paguar Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjysmën tjetër e ka mbështetur komuna.
Për këtë sqarim mbaj përgjegjësi fetare, morale, juridike dhe njerëzore.
Me respekt,
Nexhmedin Ademi.