Home Aktuale Nesër zgjidhet edhe kryetari i Preshevës

Nesër zgjidhet edhe kryetari i Preshevës

722
0
SHARE

Në seancën konstituive do të zgjidhet edhe kryetari i Preshevës.

Siç mësom portali ZëriLuginës, para seancës së parë , diku rreth orës 13-të do të bëhet një pauzë prej 30 minutash dhe më pas do të hidhet në votim edhe emërimi i Shqiprim Arfiti për kryetar komune.

Megjithat ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë se opozita, a do të qëndroj në kuvend apo do të bojkotoj seancën e nesërme.

 Seanca konstituive do të jetë me këtë rend dite:

  1. Raporti i Komisionit komunal zgjedhorë ,
  2. Zgjedhja e komisionit verifikues ,
  3. Raporti i komisionit verifikues dhe verifikimi i mandateve të këshilltarëve të porsazgjedhur ,
  4. Dhënia e deklaratave solemne të këshilltarëve të porsazgjedhur
  5. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit  dhe ,
  6. Emërimi i sekretarit të kuvendit .

Pjesë e kuvendit të ri nuk do jenë, GQ.Rilindja Demokratike –Dr.Ramiz Latifi , Koalicioni Lista e përbashkët serbe – Serbia fiton dhe Partia e pensionistëve të bashkuar – Dr.Branislav Manasijevic, të cilët në këto zgjedhje nuk kanë srritur të kalojnë pragun zgjedhorë prej 5 %.

Në opozitë do të jenë Pdsh me 14 këshilltarë, Bdl 2 dhe Udsh me 1 këshilltarë.

Pozita do të ketë shumicën prej 21 këshilltarëve, ndërsa kuvendi komunal Preshevë ka 38 ulëse.

Në bazë të marrëveshjes APN –PVD , posti i kryetarit do të takoj Alternativë për ndryshim , me kryetar Shqiprim Arifi.