Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja për bashkëqeverisje të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kjo marrëveshje për bashkëqeverisje u nënshkrua ndërmjet PVD-së së Shaip Kamberit dhe PDSH-së së Ragmi Mustafës.
Në marrëveshje, thuhet:
Marrëveshja e nënshkruar mes dy subjekteve politike (PVD dhe PDSH) për bazë ka zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqërorë si parakusht për zhvillimin e mëtejshëm dhe prosperitetin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Mbrojtja, ruajtja dhe avancimi i identitetit kombëtarë në përgjithësi, e flamurit kombëtarë në veçanti, është njëra prej shtyllave kryesore të kësaj marrëveshje.
Marrëveshja e arritur përfshinë nxitjen e rritjes së cilësisë në katër fushat e këtij institucioni dhe është e bazuar në dokumentet politike vendore dhe konventat ndërkombëtare.
Puna dhe angazhimi i KKSH-së do të jenë në harmoni me:
– Deklaratën e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992
– Marrëveshjen e Konçulit (2001)
– Platformën e përbashkët politike (2006)
– Platformën për masat urgjente për afirmimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës (2013) dhe
– Deklaratën politike, 14 Korrik 2018, e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë
Marrëveshja mbetet e hapur për t’ iu bashkuar edhe listat tjera pjesmarrëse në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë.