Home Aktuale Nënshkruhet kontrata për rregullimin e qytetit të Bujanocit

Nënshkruhet kontrata për rregullimin e qytetit të Bujanocit

108
0
SHARE

Gjatë ditës së sotme  Kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi, ka nënshkruar kontratën për regullimin e sheshit të qytetit.

 Ky projekt kap shifrën në  vlerë   rreth 65 milion dinarë së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar,

    Kontrata  për regullimin e sheshit të qytetit është  nënshkruar në mes  kryetarit të Bujanocit Nagip  Arifi dhe përfaqsuesit të kompanisë “Saba Belça” nga Presheva.

      Punimet do të fillojnë kah fundi i qershorit të këtij viti,  ndërkaq ato pritet të përfundojnë  brenda 90 ditëve.

       Me këtë rast   Kryetari Arifi tha se në kontratën e sotme  parashihet edhe kontrata për gëlqerosjen e ndërtesave që gjënden përgjatë  sheshit , e cila do ti jep një pamje më të mirë  qytetit të Buajnocit.

            Nga ana tjetër përfaqësuesi nga  “Saba Belça” tha  se çdp gjë është gati për fillimin e punimeve sa i përket kompanisë së tij.

 Projektin   për rregullimin e sheshit të qytetit e ka hartuar   “Butrinti Architecture”  nga Bujanoci.

 Projekti  për  për regullimin e sheshit të qytetit  do të financohet me  30 milion dinarë nga Trupi Koordinues ,  ndësa pjesa  tjetër  do të financohet  nga buxheti komunal i Bujanocit./Lugina Press/