Home Aktuale Nënshkruhet kontrata për projektin “Rrethi“ në hyrje të qytetit të Bujanocit

Nënshkruhet kontrata për projektin “Rrethi“ në hyrje të qytetit të Bujanocit

92
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar sot kontratën me kompaninë “Saba Bellqa” për ndërtimin e rrethit rrotullues në hyrje të qytetit të Bujanocit.

Qyteti i Bujanocit me këtë projekt me vlerë prej 72 milion dinarë, pa tatimin mbi vlerën e shtuar, po kompleton infrastrukturën dhe po merr pamje të një qyteti me standarde Europiane.
Kryetari Arifi pas nënshkrimit të kontratës tregoi rëndësinë që ka ky projekt i cili njëkohëssiht ishte edhe i shumëpritur. Sipas Arifit projekti “Rrethi“ në hyrje të qytetit të Bujanocit nënkupton edhe regullimin e rrugës që shpie drejt qytetit të Vranjës dhe rrugës së Gjilanit që shpie deri në fshatin Tërnoc. Përpos rregullimit të rrugës do të rregullohen edhe ndryçimi elektrik, ujësjëlli, kanalizimi dhe më e rëndësishmja është ndërtimi i rrethi i cili dot të bëhet afër pompës së benzinës, thot kryetari i komunës Nagip Arifi.
Ky projekt me vlerë prej 72 milion dinarë do të realizohet në faza pasi që është projekt capital. Valon Hetemi drejtor nga Kompania Sabab Bellça tha se, nënshkrimi i kësaj kontrate për projektin e “Rrethit” ka një rëndësi dhe peshë të veçant. Ndrysdhimi i pamjes së qendrës të qytetit të Bujanocit vitin që sapo lam pas dhe ndërtimi i rrethit në hyrje të qytetit të Bujanocit dëshmon qartë se pushteti lokal është duke punuar seriozisht dhe me projekte kapitale.