Home TEKNOLOGJI Në Zvicër, edhe autobusët lokalë me lidhje wireless

Në Zvicër, edhe autobusët lokalë me lidhje wireless

170
0
SHARE

Prandaj, në tërë Zvicrën, kudo që të jesh, qoftë në autobus, në tramvaj, apo edhe në tren, nuk mund të dëgjosh ndonjë zë të lartë të udhëtarëve, sepse secili lexon, qoftë në telefonin celular, por edhe libra e gazeta, të cilat u ofrohen udhëtarëve.

Shumë të rinj dhe të reja, por edhe të moshuar, nuk pinë kafe në ndonjë restorant, si bie fjala në Prishtinë, Tetovë, Preshevë, Ulqin, apo edhe në ndonjë qytet tjetër të atdheut, po qe se nuk ka lidhje me «wirelless». Se sa dilet për të biseduar për një temë, kur ke «wireless», kjo mbetet të shihet, por kësaj here po e ilustrojmë këtë edhe me një shembull të mirë, që të jetë si model edhe për autobusët që qarkullojnë nëpër atdheun tonë, qofshin ata lokalë, apo edhe internacionalë. Ndoshta dikush prej lexuesve mund edhe të shprehë habi se ku mund të krahasohen autobusët e atdheut me ata të Zvicrës! Mirë, mund të ketë të drejtë, por shpresojmë se ‘wirelless’ nuk e mundon shumë autobusin në drejtimin teknik.

Ajo që më ra sy sot në Cyrih, duke shkuar për në punë, ishte se autobusët lokalë rreth e rreth këtij qyteti kanë «wirelless». Pra, në këtë mënyrë të japin mundësinë të lidhesh me internet dhe të lexosh lajme nëpër portale të ndryshme. Prandaj, në tërë Zvicrën, kudo që të jesh, qoftë në autobus, në tramvaj, apo edhe në tren, nuk mund të dëgjosh ndonjë zë të lartë të udhëtarëve, sepse secili lexon, qoftë në telefonin celular, por edhe libra e gazeta, të cilat u ofrohen udhëtarëve. Autobusi në fjalë, në drejtim të Aeroportit të Cyrihut, nëpër dyert e tij i njoftonte pasagjerët se ka «wirelless» dhe se është shumë e thjeshtë për t’u lidhur në këtë rrjet. Kështu, hapet një dritare, në të cilën jepet sinjali se ndodhesh në autobus dhe se sinjali është i Postës së Zvicrës, ndërkaq duhet ta japësh numrin e telefonit celular dhe më pastaj përnjëherë të vjen një kod, të cilin më pas e përcjell dhe për 30 minuta mund të lidhesh me internet.

Besojmë shumë se kjo praktikë do t’ua lehtësojë udhëtimin pasagjerëve, por pa dyshim se kjo do të ishte shumë e mirëpritur nga studentët në atdheun tonë, gjë që për ndonjë subjekt politik në Kosovë, meqë jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare, do të mund të ishte si një ofertë e re dhe atraktive.

Por, kuptohet, Zvicra është Zvicër. Mbetemi me shpresë se ky «luks» do të vijë edhe në atdheun tonë, në shërbim të udhëtarëve, e ndoshta mu për këtë do të rritet edhe numri i udhëtarëve, të cilët do ta praktikojnë shërbimin me autobusë. Për më shumë, ja fotoja e realizuar për lexuesit e «dialogplus».