Home Aktuale Në Zagreb u promovua libri i Dashnim Hebibi “Diaspora shqiptare në...

Në Zagreb u promovua libri i Dashnim Hebibi “Diaspora shqiptare në udhëkryq”

1187
0
SHARE

Para pak orëve në mes të Zagrebit, përfundoi promovimi i librit tim „Diaspora shqiptare në udhëkryq“

Në profilin e tij në FB, gazetari e publicisti, Mr.sc.Dashnim Hebibi, ndër të tjera shkruan, pas përfundimit të promovimit të librit të tij në Zagreb, ku thotë, se është pritur shumë mirë. Ai ndër të tjera shkruan: „Ishte një numër i madh i dashamirësve të librit. Prezent ishte edhe televizioni kroat, që do ta realizoj një emision për këtë promovim. Jam ndjerë shumë mirë në mesin e bashkëkombasve, që jetojnë dhe veprojnë në Zagreb. Ishte një mbrëmje, që nuk do ta harroj për jetë. I shoqëruar isha, nga kryetari i SHHLP-së, z.Fazli Musliu.

Falënderoj me shpirt, shumë të nderuarin, z.Sejfedin Prekazin, kryetarin e Bashkësisë Shqiptare në Zagreb dhe prefekturës së kësaj kryeqendre të Kroacisë, Skender Berisha, kryeredaktorin tim, i cili me shumë përkushtim drejtoi Bashkësinë së Shqiptare të qytetit të Zagrebit, i cili nuk ka dashur të dal me intervistë për shkak të modestisë, zonjën Ermina Lekaj Prljaskaj si dhe Bashkësinë e Zagrebit me Prefekturën e këtij kryeqyteti të Kroacisë. Padyshim edhe kryetarin aktual të Zagrebit, z.Milan Bandiq edhe ate nga zemra me të cilin e kam filluar edhe këtë libër. Shtypëshkronjen Kika Graf, që e ka bërë një punë perfekte, falënderoj edhe Heroina, e cila ka bërë thyerjen teknike të librit së bashku me mjeshtrin e madh, Sejfedin Prekazi.

Falënderoj edhe ata që nuk më kanë dërguar intervistat, por shpresoj se edhe në të ardhmen, do të kemi ndoj projekt. Kam një projekt të veçantë për veprimtaret, që jetojnë në Kroaci, sepse kemi veprimtarë të mëdhenj dhe sonte drejpëdrejt nga deputetja zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, mora përkrahjen. Kisha nderin, që në këtë libër, të kem edhe dy profesorët tanë të mëdhenj, që nuk janë në mesin tonë, por kanë lënë gjurmë në përjetësi, Prof.dr. Aleksandër Stipçeviç, Prof.dr.Zef Mirdita. Në libër e kam edhe një intervistë me legjendën për së gjalli të futbollit, Ardian Kozniku. Zonja Nermine Lekaj Prljaskaj më ka përkrahur shumë së bashku me Sejfedin Prekazi. Ne krenohemi me zonjë Ermina e cila po na përfaqëson në vendin më të duhur të Kroacisë në Parlament. Sigurisht, edhe ju i dini të nderuar të pranishëm të mirat, që po i bënë deputetja, por edhe ne nga Zvicra dhe gjithë europa, mburremi me këtë zonjë, ta përkrahim edhe më shumë.

Zonjën DOROTEA KERNi e falënderoj jashtëzakonisht shumë, Udhëheqësen e Bibliotekës Shqiptare, e cila po mbanë të gjallë jetën kulturore shqiptare në Kroaci. Zonja Kerni, ishte dhe është mësuese e shkollës plotësuese shqipe në Zagreb, e cila pa asnjë honorarë ka punuar vetëm e vetëm të mbaj të gjallë gjuhën shqipe. Kam dëgjuar zonjë e nderuar, dhe përkulem para modestisë suaj, se jeni veterane e shkollës plotësuese shqipe, keni dhënë shumë për gjuhën e embël e të shenjtë shqipe.
Fan S. Noli para 54 viteve në evokimin e tij për “Vatrën”, më 2 shtator 1962 do të deklaronte: “Pa mbështetjen e “Vatrës” nuk do të kishte Shqipëri sot”.

Ishte prezente gjithashtu edhe Shoqata e Grave Shqiptare të Zagrebit „Drita“, profesorë, intelektualë, veprimtarë, si Riza Hoxha sekretar i Unionit, Ismet Salihu, z. Luigj Kuzhnini, Shuip Ziberi, kryetar i Këshillit të Pakicës Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Doktorin e njohur kardiologun shqiptarë, z.Arben Ameti, Ngadhnjim Istrefi, familja Krasniqi, nga Shoqata Hasi, hasjanë, e shumë e shumë të tjerë. Prezent ishte edhe shkrimtari nga Sardanda, z.Bardhyl Maliqi, si dhe z.Dubravkan që na shoqëroi me fotoaparat dhe kamerë gjatë dy orëve sa zgjati promovimi. Jam shumë i nderuar dhe do të vazhdoj edhe më shumë të punoj. Z.Musliu foli fjalët më të mira të mundshme. Promovimi kaloi edhe ne formë bashkëbisedimi me pyetje dhe përgjigje. Gjithashtu edhe unë falënderove gjithë mërgatën, të gjithë ata që më kanë përkrahur në vazhdimësi. I thash të pranishmëve se nuk e kam zbuluar ujin e nxehtë me këtë libër, sepse diaspora shqiptre është e njohur në atdhe me punën që ka bërë për të mirën e atdheut. Edhe deputetja zonja Prljaskaj, më uroi për punën që kam bërë dhe më dëshiroi që edhe në të ardhmen të vazhdoj që të mos ndalem. Pyetje kishte edhe për situatën në Luginë të Preshevës, por si gazetarë e magjistër i shkencave politike, fola disa fjalë, por ju thash, se më mirë apo më kopetent për pyetje të tilla janë politikanët tanë që veprojnë atje. Falënderoj edhe ekipin Televizionin Kroat HRT, të cilët kanë inçizuar për emisionin “Prizma”e cila miret me pakicat kombëtare dhe për të cilët dhash edhe një intervistë të gjatë, ku nuk lash pa përmendur edhe punën e madhe që ka bërë shoqata Medvegja, Lugina e Preshevës, Agimi, Jehona dhe Sos Medvegjë e Çamëri, por edhe gjithë shoqatat tjera që janë në tërë diasporën. Pa mërgatën do të ishte krejt ndryshe. Të respektojmë mërgatën tonë, se vërtet ka bërë dhe po bënë shumë për atdheun. Gjithashtu, fola edhe për shkollën shqipe e kështu me radhë. Ishte një bashkëbisedim shumë i lirë dhe i pranushëm nga të tjerët që ishin prezent. Pash, se komuniteti jonë në Kroaci është zë i fuqishëm. Edhe përfaqësues të Shkëndijës ishin në këtë promovim, Shkëndiaj, e cila është e njohur tek çdo shqiptarë. Thënë shkurt e shqip, kalova shkëlqyeshëm.

Zoti ju bekoftë që të gjithëve dhe ju falënderoj për mikëpritje“!