Home Aktuale Në Xhaminë e re në Tërnoc mbahet “Mevlud” tradicional

Në Xhaminë e re në Tërnoc mbahet “Mevlud” tradicional

9
0
SHARE

Për nderë të natës së Madhe të Kadrit” Lejletul Kadr” në Xhaminë e Re në Tërnoc, BIPBM organizoi “Mevlud” tradicional.

Në organizim të Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM)në xhaminë e re në Tërnoc është organizuar “Mevlud” tradicional kushtuar natës së Madhe të Kadrit.

Në këtë program kushtuar natës së Kadrit u kundua pjesë nga Kurani, Ilahi dhe e pjesë nga Mevludi.

 3

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë xhematlinjë të kësaj xhamie, pastaj nga xhamitë tjera të Tërnocit dhe mërgimtarë të cilët kishin ardhur në vendlindje. Pas programit të gjithë u ndanë të kënaqur ngase freskuan shpirtin e tyre në këtë natë të madhe nga zërat e bukur që u dëgjuan në program.

5
Ndërkaq po ashtu gjatë ditës së djeshme në xhaminë e re në Tërnoc sektori i femrave pranë BIPBM-së, kishte organizuar program fetar për femra ku është kënduar po ashtu pjesë nga Kurani, Ilahi dhe e pjesë nga Mevludi./Lugina Press/

LEAVE A REPLY