Home Aktuale Në Tërnoc shënohet 50 vjetori i shkollës fillore “Muharrem Kadriu”(foto&video)

Në Tërnoc shënohet 50 vjetori i shkollës fillore “Muharrem Kadriu”(foto&video)

1745
0
SHARE

Me një program kulturo –artistik të përgatitur nga nxënësit   dhe arsimtari Mitat Ramadani në Tërnoc të Bujanocit  është shënuar 50 vjetori i ditës  së  shkollës fillore”Muharrem Kadriu”,  raporton Lugina Press.

Fillimisht u vënë  kurora lulesh  pranë varrit dhe  laipadrit  të heroit  Muharrem Kadriu.

Më pas me  programin  kulturoro artistik të  organizuar nga nxënësit e shkollës nën mbikqyrjen  e  arsimtarit të kulturës muzikore Mitat Ramadani  e bënë  madhështorë shënimin  e 50 vjetorit të kësaj shkolle njëherit dhe vitit jubilar.

Programi filloi me intonimin e himinit  kushtuar Muharrem Kadriut.

Të pranishëm në këtë manifestim  ishin nxënës, mësimdhënës ,  prindër ,   veteran të arsimit , kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi me bashkëpuntorë, drejtor të shkollave, përfaqësues të BL-së në Tërnoc  dhe djali i  i Muharrem Kadriut , Hedvig  Kadriu me familje të cilët jetojnë dhe veprojnë në kryeqytetin e republikës së Kosovës në Prishtinë.

Me këtë rast para të pranishmëve  drejtori i  kësaj shkolle Bajram Salihu  theksoi se  shkolla jonë mbanë emrin “Muharrem Kadriu”, emër të cilën e mban me nderë dhe krenari.

Ndërkohë të pranishimit i përshëndeti dhe Hedvig Kadriu djali i  Muharrem Kadriut.

“Gjysëm shekulli në historinë e një institucioni arsimorë nga emërimi i shkollës shqipe në Tërnoc me emrin Muharrem Kadriu nuk është edhe periudhë e vogël kohore. Gjëtë këtyre 50  viteve për çdo vit isha me ju në shënmin e kësaj dite duke përjetuar rrepektin nderimin dhe mirënjohjen e këtij populli për veprën jetësore të prindit tim të Muharrëem Kadriut” tha mes tjerash Dr.Hedvig Kadriu.

Me këtë rast u bë dhe promovimi i  monografisë të  jetës dhe veprës së “Muharrem Kadriut” të autorit Dr.Hevdvig Kadriu.

Nexhat Sadullahu recenzent   e cilësoi lartë mongorafinë për jetën dhe veprën e Muharrem Kadriut.

Ndërkaq  Ngaip Tashi i dhuroi shkollës në  punim artistik,  një mozaik të Muharrem Kadriut.

E të pranishmit i përshëndeti edhe Muharrem Kadriu  nipi i Muharrem Kadriut  cili e ka trashëguar emrin e gjyshit të tij

“Unë jam Muharrem Hedvig Kadriu nipi dhe trashigimtari i emrit të gjyshit tim të madh.Sot kamë kënaqësinë e veçantë që në emrin tim presonal dhe të familjes sime të i’u shprehim urimet më të mira për këtë përvjetor të madh , 50 vjetorin e emërimit të shkollës shqipe në Tërnoc me emrin “Muharrem Kadriu”.  Duke u rritur si  fëmijë por edhe tani si i rritur gjithnjë më ka përcjellur ndjenja e krenarisë për personalitetin dhe veprën jetësore të gjyshit tim.  Sot  në ditën e shënimit  të këtij përvjetori të madh duke e parë rrespektin dhe nderimin  që ju i bëni emrit dhe veprës së gjyshit tim, ndjenja e  krenarisë sime për origiinën dhe rrënjët familjare në këtë tokë shqiptare është më e madhe” është shprehur Muharrem Kadriu.

Të pranishmit i përshëndeti dhe kryetari i BL-së së Tërnocit Agim Haliti.

Ndërkohë vazhdoi programi kulturo –artistik të përgatitur nga nxënësit  dhe arsimtari Mitat Ramadani për 50 vjetorin  e ditës  së  shkollës fillore”Muharrem Kadriu”.

Në program me çelo  performoi edhe nipi i Hedvig Kadriut, djali i vajzës së tij Mirejta Kadriut,  Daron Zymberi.

Ndërkohë  për musafirët dhe koltivin e shkollës j është shtuar dhe një drek solemne.

 

Me këta rast  janë  shëprblyer dhe punëtorët me nga 10 vjet përvoj pune me 20 dhe 35 vjet përvoj pune.

Ndërkaq puëntor i vitit është mëuesja Arta Shabani  dhe  Bekim Salihu  punëtorë ndimës, /Lugina Press/

 

Video gjatë ditës së hënë