Home Kulturë NË TEATËR

NË TEATËR

293
0
SHARE

Rreze të forta më shoqërojnë,
S’më lënë vetëm në këta gurë
Këngët e zogjëve simfoni
T’japin jetë dhe gjallëri.

Fllad i lehtë më ledhaton,
Më shoqëron qyteti i vjetër
Jam në teatër pa aktorë
Pa skenar, pa spektatorë.

Shfaqje të bukur japin mendimet,
Kur të hedhin breg më breg
Qanë e qeshë s’të sheh askush
Vetëm retë që plot janë mbushë.

Kur peshën e rëndë që bartin
Retë nuk munden t’a mbajnë dot,
Do të qajmë e do të zbrazemi,
Retë me shi, unë me lot.

Bilka Kryeziu