Home LAJME Në Spitalin Rajonal të Gjilanit është kryer një operim i rrallë

Në Spitalin Rajonal të Gjilanit është kryer një operim i rrallë

782
0
SHARE
Gjilan – Kirurgu Milaim Kosumi për herë të parë në SRGJ ka kryer një intervenim operativ te pacientja H.XH. 1947 nga Gjilani, me diagnozën preoperative: Strictura Oesophagi terminalis cum Morbus Barret ( faza prekanceroze ).
Pacientja sipas zëdhënësit të spitalit Selami Kurteshi ka pasur pengesa të mëdha në përcjelljen e ushqimit nëpër kapërcell dhe lukth. Intervenimi ka rezultuar i suksesshëm dhe gjendja e pacientes është e mirë.Milaim Kosumi falënderon shefin e kirurgjisë dhe kolegët kirurg, si dhe ekipin e anestezionit, poashtu edhe drejtorinë e këtij spitali për ndihmën dhe përkrahjen që i kanë dhënë, për kryerjen e këtij intervenimi të rrallë dhe të vështirë.

Te pacientja është bërë prerja e pjesës së poshtme të kapërcallit dhe 1/3 e sipërme e lukthit, njëherit është bërë ngjitja e kapërcallit e lukth dhe hapja e pilorit.

Për momentin gjendja e pacientes është stabile dhe besojmë që pas këtij intervenimi pacientja të mos ketë më problem në përcjelljen e ushqimit në pjesën e sipërme të traktit gastro-intestinal tha Kurteshi./luginapress//