Home Aktuale Në Sllupçan përkujtohet shpallja e zonës së lirë nga UÇK-ja...

Në Sllupçan përkujtohet shpallja e zonës së lirë nga UÇK-ja më 2 maj 2001

1744
0
SHARE

  Në praninë e ish ushtarëve të UÇK, veteranëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve të rënë e qytetarëve të shumtë, sot në Sllupçan u mbajt manifestimi tradicional i 2 majit .

Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës sot u përkujtua 16 vjetori i fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe shpalljes së zonës së lirë në luftën e vitit 2001 në këtë zonë të Karadakut të Kumanovës.

Në manifestimin përkujtimor me rastin e këtij përvjetorit të 2 majit kanë marrë pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, UÇPMB-së dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, familje të dëshmorëve dhe invalidët e luftës, qytetarë të ardhur nga të gjitha trevat si dhe përfaqësues shqiptarë të institucioneve të Maqedonisë dhe komunave shqiptare.

Manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtar e më pas u mbajjt një  minut heshtje për dëshmorët e kombit.Ndërkohë  u përkujtuan të gjithë ata që ranë dhe u flijuan për çështjen kombëtare dhe në luftën e 2001 me emblemën e UÇK-së.

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=Sh74QqoP6oE ” width=”560″ height=”315″]

Në tubim   u tha se ne do të jemi krenar për ata që u flijuan dhe duhet ndjekur rrugën e tyre si dhe nuk duhet haruar amaneti i tyre.

Mes tjerash fjalën e rastit e mori edhe ish komandanti i UCPMB-së Shefket Hasani-Dobrosini.

Manifestimin e bënë edhe më madhështor me poezit dhe këngët kushtuar dëshmorëve të lirisë.Ndërkohë nga të gjithë të pranishmit u bënë homazhe tek varret e dëshmorëve në Sllupçan. 

Më 2 majin e  para 16 vitesh territori i Komunës së Likovës ishte shpallur zonë e lirë, ku më pas për disa muajë me radhë u zhvillua luftë e ashpër midis forcave të UÇK dhe forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë , deri në nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit./Lugina Press/