Home Aktuale Në Shkup u themelua lëvizja e re shqiptare në Maqedoni “BESA”

Në Shkup u themelua lëvizja e re shqiptare në Maqedoni “BESA”

76
0
SHARE

Lëvizja politike Besa promovoi Këshillin nismëtar 52 anëtarësh dhe konceptin e veprimit të saj.

Fokusi kryesor i kësaj lëvizjeje sipas themeluesve të saj, do të jetë krijimi i një shteti simetrik, i cili do të angazhohet për të drejta të barabarta për shqiptarët por edhe të gjithë qytetarët në vend, një shtet që do të funksionojë mbi parimet e drejtësisë, lirisë, demokracisë…Lëvizja Besa do të përpiqet të luftojë diskriminimin, korrupsionin, drejtësinë selektive dhe dukuritë e tjera negative që promovon pushteti aktual.

“Besa synon ta ndryshojë sistemin e funksionimit të këtij shteti, ngase konsideron se nuk ia vlen pjesëmarrja në një pushtet me shtet të këtillë asimetrik. Besa synon të ngrejë një debat të përgjithshëm intelektual për temat politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shëndetësore e të tjera në Maqedoni, që përmes tyre ta artikulojnë një mendim të ri politik, i cili duhet të gëlojë nga vlerat universale të humanizmit dhe të aspirojnë një shtet ndryshe nga ky që e kemi sot. Besa synon ta sensibilizojë dhe alarmojë shqiptarin e Maqedonisë, por edhe secilin qytetar tjetër në këtë vend, për barazinë, padrejtësinë, mungesën e demokracisë dhe të lirisë në këtë vend”, tha Afrim Gashi, Lëvizja ‘Besa’ .

Nga Lëvizja Besa paralajmëruan se pas 6 muajsh do të organizojnë edhe Kongresin e partisë, ndërkaq nuk përjashtojnë mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme eventuale. Besa gjithashtu lë të hapur mundësinë për të bashkëpunuar edhe me partitë e tjera politike në vend.

besa 1 besa 2 besa 3 besa 4