Home Aktuale Në sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc, së shpejti do të evitohet problemi i...

Në sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc, së shpejti do të evitohet problemi i më se dy dekadave(video)

600
0
SHARE

Në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, kanë filluar sot punimet në evitimin e një problemi të kahmotshëm që është paraqitur në oborrin e kësaj shkolle.
Me reshjen e shiut në oborrin e shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, tash e disa vite me rradhë paraqitet një problem serioz duke u grumbulluar uji e duke i sjellur vështirësi tek nxënësve por dhe duke sjellur probleme e dëme edhe tek shëpti përreth saj. Shkaktar i kësaj ka qenë kyçja e më hershme e ujrave atmosferik në gypat e ujrëve fekal.


Si duket këtij problemi tashmë po i vje fundi, sepse kërkesa e drejtorit të tanishëm të këaj shkolle është pranuar nga organet kopetente të tanishme. Punëtorërt e ndërmarrjes publike komunalia sot kanë filluar punimet në këtë shkollë.


Drejtori i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, Naser Zairi me këtë rast për media tha se problemi është i më së njëzet viteve.
“Shaktar kryesorë ka qenë shkolla ku i ka shaktuar probleme rreth 30 shtëpive përreth saj nga ujrat atmosferik të cilët grumbullohen në oborrin e shkollës, sepse dikush më herët e ka bërë kuyçjen e ujrave atmosferik në gypin e ujrave fekal ka thënë Zairi.
Zairi theksoi se duke e parë kërkesën dhe ankesën e fqinjëve përreth, jemi munduar ti dalim në ndihmë për eliminim problemit të kahmotshëm.
Drejtori i Naser Zairi, falënderoi ndërmarrjen kumunalia që ka marrë për sipër rregullimin e këtij problemi që është i mirëpritur si për shkollën, nxënësit dhe fqinjët përeth.Sipas tij punimet pritet të përfundojnë shumë shpejtë./Lugina Press/