Home Aktuale Në sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërnovc, përfundon provimi provues për semimaturantët

Në sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërnovc, përfundon provimi provues për semimaturantët

334
0
SHARE

 Duke ju përmbajtur me përpikmëri rekomandimeve nga Ministria e arsimit lidhur me distancën,   dorëzat dhe maskat mbrojtëse, semimaturantët e  shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc  gjatë ditës së sotme kanë mbajtur provimin provues në lëndën e matematikës.

Semimaturantët e  shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnovc  gjatë ditës së sotme kanë mbajtur provimin provues në lëndën e matematikës ndërsa   provimin provuas, nga lëndët e kombinuar  dhe amtare kanë mbajutur gjatë ditës së djeshme.

Semimaturantët e shkollës fillore "Muharrem Kadriu" në Tërnoc duke hyrë në provimin provues në lëndën e matematikës.

Posted by Lugina Press on Tuesday, 2 June 2020

Ndërkaq provimit përfundimtarë,  semimaturantët do t’i nënshtrohen më 17,18 dhe 19 qershor.është shprehur Naser Zairi  UD i drejtorit të shkollës “Muharrem Kadriu” në Tërnovc.

Zairi mes tjersh ka bërë të ditur se  semimaturantët mësimin do ta përfundojnë më 6 qershor ndërsa nxënësit tjerë më 16 qershor./Lugina Press/