Home Aktuale Në RTV Syri Blue në Solothurn të Zvicrës u promovua Monografia “Tërrnovci...

Në RTV Syri Blue në Solothurn të Zvicrës u promovua Monografia “Tërrnovci nëpër shekuj”

239
0
SHARE

Solothurn, me 13 shkurt 2016

Në ambientet e Radio Televizionit Syri Blue në Solothurn të Zvicrës, në prani të shumë mërgimtarëve u promovua Monografia “TËRRNOVCI NËPËR SHEKUJ”, e autorëve Prof. Sali Salihu dhe Prof. Nehat Ramizi.

Organizator të promovimit të Monografisë ishin Shoqata Humanitare “Agimi” bashkë me Musa Salihin.

“Unë jam shumë i privilegjuar qe pata rastin të gjejë një atmosferë shumë mikpritëse nga pronari i TV Syri Blue z. Musli Sahiti, i cili bëri të pamundurën që gjithçka të realizohet në mënyrën më mirë të mundshme. Gjithashtu e falënderoj autorin e librit Prof. Sali Salihu, i cili ka qenë shumë produktiv, falënderoj panelin të përbërë nga Dr. Llukman Halili dhe Ing. Almir Aziri, të cilët ishin në nivelin e duhur. E gjithë kjo e mirë nuk kishte pasur mundësi me u realizuar pa kontributin e z. Valton Jakupi të cilin e përshëndes në veçanti. Në të njëjtën kohë i falënderoi të gjithë ata që krijuan atmosferë të mirë, ndërsa TV Syri Blue i dëshiroj shumë sukses në të ardhmen që është një dritare televizive shumë të rëndësishëm për diasporën shqiptare”, tha në një prononcim për RTV Syri Blue, veprimtari Musa Salihi.

RTV Syri Blue ka bërë xhirimin e gjithë promovimit të Monografisë “TËRRNOVCI NËPËR SHEKUJ”, dhe ditëve në vijim do ta transmetoje të njëjtën.

/RTV Syri Blue