Home Aktuale NË PRITJE TË AKSIONIT PËR NJË XHAMI TË RE

NË PRITJE TË AKSIONIT PËR NJË XHAMI TË RE

1105
0
SHARE

 Në periferi të qytetit të Bujanocit, diku rreth nëntë kilometra largësi, shtrihet fshati Maltërnoci, një vendbanim i bukur shqiptar.
Dikur ky vendbanim i brezit kufitar numëronte rreth 60 shtëpi, afërsisht me 600 banorë, ndërsa sot Maltërnoci nuk numëron më shumë se 20 shtëpi e 150 banorë.

Shkaktarët e boshatisjes së këtij vendbanimi nga maltërnocasit, janë konfliktet e armatosura të vitit 2000 dhe kushtet e vështira ekonomike.
Banorët e Maltërnocit edhe sot pas kaq vitesh nga proceset luftarake, ballafaqohen me probleme të shumta të varfërisë ekstreme. Ata duke i falënderuar pushtetit komunal dhe donatorëve të ndryshëm vullnetmirë, kanë arritur deri diku ta zgjidhin problemin e rregullimit të rrugës, shkollës, por ata kanë nevojë edhe për investime të tjera në bujqësi, si dhe renovimit ose të ndërtimit të Xhamisë së fshatit.
Është java e parë e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Portali informativ “Luginapress”, ka vizituar Maltërnocin dhe Xhaminë, ku maltërnocasit i luten Zotit, për çdo ditë e në veçanti të premteve, kur hoxha nga Tërnoci del për ta falë xhumanë bashkërisht.
Shtëpia e Zotit, në të cilën besimtarët e Maltërnocit, falën e luten, nuk i plotëson kushtet as për së afërmi për një ibadet të dinjitetshëm të myslimanit.
Xhamia nga jashtë dhe brenda, duket sikur ta ketë goditur një tërmet shumëshkallësh.
“Luginapress”, ka marrë pamje, që nga çatia e Xhamisë, e cila gjatë të reshura pikon, nëpër muret e brendshme të plasaritura dhe përfundon në dyshemetë e baltosura dhe të leckosura nga dhëmbi i kohës.
Ata pak banorë, që jetojnë aktualisht në Maltërnoc, nuk janë në gjendje me vetëkontribut, ta rinovojnë këtë tempull fetar. Ata besojnë dhe shpresojnë te autoritetet e institucionale lokale dhe fetare, si dhe te njerëzit e vullnetit të mirë, për ta rregulluar Xhaminë e fshatit, të cilën e kërcënon një shkatërrim total.
Xhemati i Xhamisë së Maltërnocit, i tha “Luginapress”-it, se ata janë të pafuqishëm për ta ndërmarrë një aksion në rregullimin e kësaj shtëpie të Zotit. “Na mban shpresa se do të gjendën njerëz të vullnetit të mirë për t’na zbutur zemrat, që edhe ne ta kemi një faltore, e cila do të mbetet një simbol historik në një vendbanim me shqiptarë mysliman, i thanë me krenari maltërnocasit portalit informativ “Luginapress”.
Në vijim po i japim disa pamje nga Xhamia e fshatit Maltërnoc e cila është në shkatërrim e sipër dhe pret dorën e njerëzve solidarë dhe bëmirës për ta shpëtuar nga shkatërrimi total./Lugina Press/

1

070720121629 070720121630 070720121631 070720121632 070720121633 070720121634 070720121635 070720121636

 

LEAVE A REPLY