Home Aktuale Në Prishtinë u promovua revista “Studime Orientale”

Në Prishtinë u promovua revista “Studime Orientale”

20
0
SHARE

Instituti për Studime Orientale në  Bibliotekën Kombëtare në  Prishtinë,  ka  promovuar numrin e katërt të revistës “Studime Orientale”.

Në këtë eveniment kulturorë,  kanë marrë pjesë, studentë,profesorë, dashamirë të kulturës e librit.

Revista “Studime Orientale” vjen në pesë gjuhë, nga e majta janë në shqip, anglisht e turqisht, kurse nga e djathta arabisht e persisht.

Në këtë numër revista është botuar në një formë e përmbajtje më ndryshe në krahasim me numrat e kaluar.

Evenimentin e  promovimit  e të revistës  e drejtoi Mr. Zekije Xhafçe(Zekiye Cafce),  asistente në katedrën e orientalistikës në Prishtinë.

Dr.Isa Memishi,  zëvendës drejtor i Institutit për Studime Orientale,  tha se ky institut është organ i revistës “Studime Orientale”.

“Themelimi i  Institutit për Studime Orientale ishte një ide e kahmotshme,  por që u realizua në vitin 2016,  si  kurorzim i veprimtarisë së departamentit të Orientalistikës, e themeluar gati gjysmë shekulli më parë” theksoi Dr.Isa Memishi.

Dr.Isa Memishi ndërkohë  para të pranishëve bëri të ditur dhe qëllimet e Institutit   për  Studime Orientale.

“Instituti   për  Studime Orientale ka këto synime: që të merret me studime dhe hulumtime shkencore dhe kulturore në fushën e studimeve orientale,  përkthimin dhe botimin e veprave në fushat shkencore dhe kulturore , botimin e revistës”Studime Orientale”, mbajtjen e kurseve të gjuhës arabe, turke e perse , organizmin e konferencave dhe tryezave shkencore, organzimin e vizitave  dhe ekskursioneve  me karakter studimor dhe shkencorë tha mes tjerash zëvendës drejtori i këtij Instituti Dr.Isa Memishi.

Akademiku Feti Mehdiu, kryeredaktor i parë i revistës”Studime Orientale”, tha se   numri 4  i revistës  është një vazhdimësi e punës që ka filluar në vitin 2001 nga shoqata e orientalistëve të Kosovës  e transformuar në Institut të Studimve Orientale dhe synimi i saj është i njejtë.

“Revista me numrin  4 doli në një fizionomi të re sigurisht edhe në koncept pak më ndryshe, por qëllimi dhe ambiciet meben  të  njejta”.

” Studime Orientale  në numrin 4 do të shihni se ambiciet e saj  janë  urë për të lidhur ballkanin me  lindjen dhe perëndimin” tha mes tjerash Akademik Feti Mehdiu.

Ndërkohë Akademiku Kosovaro-Sirian, Muhamed Mufaku  drejtor i Institutit   për  Studime Orientale  shprehi kënaqsinë e  tij që gjindet në Kosovë.

” Revista Studime Orientale,  përfaqëson një traditë gati gjysëm shekullore të orientalistikës në Kosovë dhe la për qëllim të  promovoj orientalistikën  Kosovare në botën e jashtme,  me të arriturat e saja shkencore duke prezentuar figura  të historisë dhe kulturës shqiptare” tha Kryeredaktori i saj Muhamed Mufak.

Mufaku   në këtë numër të revistës, që doli në 250 faqe. tha se  janë tri punime origjinale që trajtojnë tema të ndryshme dhe përkthimi arabisht i punimit të Skënder Gashit për egjiptianët e Kosovës.

Në të ka edhe një shkrim që ndriçon jetën dhe veprën e shkrimtarit dhe politikanit të njohur Mehdi Frashëri sa ishte guvernator i Jerusalemit ose i Palestinës, siç quhej më 1912.

Një punim tjetër që ka të bëjë me historinë shqiptare është ai i Abdulla Rexhepit, “Logjika e Aristotelit në mjediset shqiptare”, kurse punimi i tretë i Isa Memishit prezanton Fjalorin e parë historik të gjuhës arabe, që u botua në Doha më 2018, pas dështimit të shumë përpjekjeve gjatë shekullit të kaluar.

Ndërkohë para të pranishmëveu paraqit dhe panelisti  Sadik Mehmeti orientalist  dhe bashkëpunëtorë  në Institutin Albanologjik në Prishtinë i cili    foli rreth lidhjeve kulturore midis shqiptarëve dhe botës së Lindjes.

Ndërkohë  Ermal Begaj  drejtor i Qendrës  Shqiptare për Studime Orientale në Tiranë  dhe drejtues i  revistës kulturo e shkencoore për studime orientale “Ura”, the se   shpresoj që revista”Studime Orientale” do të jetë  një ndihmë për botën akademike shqiptare por edhe botërore.Në fund, promovimin e përshëndeti edhe prof. Fazli Syla, ish-drejtori i Institutit Albanologjik dhe ish-kryerdaktor i revistës Gjurmime Albanologjike./Lugina Press/