Home Aktuale Në Prishtinë promovohet libri me opinione për Luginën e Preshevës (video)

Në Prishtinë promovohet libri me opinione për Luginën e Preshevës (video)

163
0
SHARE

Në bibliotekën kombëtare në Prishtinë sot është promovuar libri  me opinione për Luginën e Preshevës nga Nexhmedin Saqipi.

Dashamirës të fjalës së shkruar jo vetëm nga Lugina e Preshevës ishin në promovimin e librit të publicistit Nexhemdin Saqipi. Opinione për Luginën e Preshevës, posa ta lexoni librin gjeni tri parime fundamentale, e drejta, e vërteta dhe liria përbërëse esenciale të shkruar nga autori ku flet për të drejtën shekullore tha Sali Bashota redaktorë i librit.

Libiri freskon kujtesën për të gjitha ndodhitë në Luginë të Preshevës tha Sevdail Hiseni recezent i librit.

E autori i librit shprehi mirënjohje për të pranishmit dhe kontribuesit për botimibn e librit

Libri me opinione i publicistit Nexhmedin Saqipi, ndahet në katër kapituj: Në retrospektivë, Farsa politike dhe manovrat patriotike, Problemi i quajtur kufi dhe Intervista dhe biseda. Nëpër këto kapituj janë radhitur 22 opinione dhe tetë intervista dhe biseda të autorit, të cilat janë ndarë sipas karaktereve, vendit dhe kohës, kur ato janë zhvilluar dhe realizuar.

 

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-nDSttTQA7I” width=”560″ height=”315″]