Home Aktuale Në Prishtinë mbahet konferenca “Trashëgimia Orientale-Islame në Ballkan”(Foto )

Në Prishtinë mbahet konferenca “Trashëgimia Orientale-Islame në Ballkan”(Foto )

132
0
SHARE

Në ambeintet e Fakultetit të Filologjisë – Universiteti “Hasan Prishtina” u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare me temë  “Trashëgimia Orientale-Islame në Ballkan”. Në konferencë morën pjesë studiues nga Jordania, Turqia, Irani, Shqipëria, Maqedonia Serbia dhe Kosova.

Në fjalën e rastit, dekani i Fakultetit të Flologjisë, prof. dr. Sedat Kuçi, pasi i përshëndeti të pranishmit, tha se ndjen kënaqësi që Fakulteti i Filologjisë është pjesë e organizimit të një koneference të tillë me karakter ndërkombëtar. “Është interesant të theksohet fakti se kultura islame është një gërshetim vlerash dhe mendësish të popujve si ai arab, persian dhe turk dhe si e tillë kulturës shqiptare i krijon mundësinë të komunikojë dhe të krijojë lidhje miqësie me këta tre popuj të mëdhenj të Linjdes së Mesme. Si dëshmi për këtë është edhe prezenca e shkencëtarëve nga bota arabe, ajo iraniane dhe turke në konferencën e sotme, deklaroi prof. dr. Sedat Kuçi. Ai duke folur për rëndësinë e ndriçimit të së kaluarës tonë kulturore, tha: Kështu dhe besoj se konferenca shkencore “Trashëgima orientale-islame në Ballkan” do të jetë një kontributë për zbardhjen dhe ndriçimin e kësaj trashëgimie”.

11418280_10206394364845320_555035929_n

Në vazhdim fjalën e mori prof. dr. Isa Memishi, kryetari i Këshillit organizativ i kësaj konference dhe pasi përshëndeti pjesëmarrësit, falendëroi mysafirët dhe atyre ju shprehur mirëseardhje në Kosovë. Prof. Memishi u shprehë se ndjehet i privilegjuar që është udhëheqës i Këshillit organizativ dhe më pas konferencës i uroi suksese dhe mbarësi.

11356168_10206394364565313_474394362_n

Pas tij, në hapjen solemne të konferencës të pranishmit i përshëndeti edhe z. Hasan Azari, dhe në emër të Institutit për shkencat humane ‘Ibni Sina’ falenderoi mysafirët dhe pjesëmarrësit. Z. Azari në fjalën e tij të rastit deklaroi: “Kultura Islame ka arritur që të bëhet urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, si dhe të përçojë mendime dhe botëkuptime që mishërojnë Tokën me Qiellin, që përhapin mësimet për dije dhe vlera dhe të zhvillojë diskurse që ngrisin shpirtin e njeriut nga kjo botë në drejtim të një bote tjetër, në të cilën kërkohet gjithnjë ajo më idealja”. Në vëzhdim të fjalës së tij përshëndetëse, ai tha: “Qëllimi parësor i kësaj konference shkencore është studimi, gjurmimi dhe zbardhja e kësaj trashëgimie kulturore në rajonin e Ballkanit. Shpresoj që studiuesit e rajonit dhe më gjerë të cilët kanë paraqitur punimet e tyre shkencore, sot do të kenë mundësi t’i pezantojnë arritjet e tyre në këtë drejtim”.

11421421_10206394364045300_1803803405_n

Më pas, fjalën e mori prof. dr. Salah Xharrar (Jarrar), ish-rektor i Universitetit të Jordanisë dhe ish-ministër i kulturës i këtij vendi, i cili shprehu kënaqësinë  e tij që ndodhej në Prishtinë. “Duke ateruar në aeroportin e Prishtinës, më ra në sy bukuria e vendit tuaj dhe afërsia miqësore e popullit shqiptar dhe në atë moment mu krijua ndjenja që Konferenca “Trashëgimia Orientale-Islame në Ballkan” do të zhvillohet me sukses”, tha prof. Xharrar. Ai në vazhdim deklaroi se konferenca të tilla ndihmojnë në njohjen e njëri tjetrit dhe zbardhin lidhjet kulturore dhe shpirtërore mes myslimanëve.

11414353_10206394363885296_1433359824_n

I fundit që mori fjalën për t’i përshëndetur të pranishmit në konferencë qe prof. dr. Suad Bećirović, rektori i Universitetit ndërkombëtar të Novi Pazarit. Prof. Bećirović në fjalimin e tij tepër domthënës shprehu keqardhje për largimin dhe shkëputjen që është duke ndodhur në mes popullit boshnjak në Sanxhak dhe shqipëtaëve në përgjithësi dhe tha se aktualisht ne jemi shumë më të ndarë në krahasim me kohën e pasluftës së dytë botërore. Ai në fjalimin e tij kërkoi kontakte dhe organizime më të shpeshta të llojit të kësaj konference me qëllim të mosshkëputjes kulturore mes popujve të rajonit dhe më gjerë. Në fund falënderoi Fakultetin e Filologjisë dhe Institutin për shkencat humane ‘Ibni Sina’ për organizimin e kësaj konference.

11418338_10206394363485286_708997458_n

Më tej pas një pauze, konefrenca punimet i zhvilloi në dy salla, ku u prezantuan kumtesat dhe arritjet shkencore në lidhje me trashëgimin islame në rajonin e Ballkanit. Vlen të theksohet se pas çdo kumtese zhvilloheshin debate dhe kritika rreth temës, çka ngriste edhe më tej vlerën e konferencës. Prezantimi i kumtesës dhe debatet që bëheshin rreth asaj kumtese dëshmonin qartë për kompetencën shkencore që kishin prezantuesit rreth temës që e shtronin.

11418396_10206394363045275_1894922981_n

Duhet përmendur se në sesionet shkencore të paraditës dhe pasditës u prezantuan 28 kumtesa shkencore nga gjithsej 36 sa ishin paraqitur në program.

Në fund në koneferncës u mbajt edhe promovimi i veprës me përmbledhje të kumtesave nga Konferenca shkencore ‘Marrëdhëniet arabo-ballkanike’ e mbajtur në Doha të Katarit. Për veprën “Marrëdhëniet arabo-ballkanike – e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja” folën prof. dr. Isa Memishi, prof. dr. Salah Xharrar, prof. dr. Naser Ferri dhe prof. dr. Muhamed Mufaku – Arnauti. Kjo vepër ishte pëgatitur për shtyp nga prof. dr. Muhamed Mufaku.

DSCN0165

Pas mbylljes së konferencës në orën 19-të, mysafirët patën rastin të vizitojnë edhe qendrën e vjetër të qytetit të Prishtinës dhe muzeun etnologjik të Kosovës.

11391685_10207056200387322_1116802014707301426_n