Home Aktuale Në Presshevë hapet për herë të parë në mënyrë zyrtare kursi i...

Në Presshevë hapet për herë të parë në mënyrë zyrtare kursi i Gjuhës Turke

13
0
SHARE

Në Preshevë dhe në fshatin Bilaç hapen kurset e para të gjuhës Turke në kuadër të institutit profesional për gjuhë Turke Instituti Yunus Emre. Që nga data 11 tetor filluan të mbajnë mësim për gjuhë Turke dy grupe duke filluar nga niveli fillestar niveli A1. Veçanërisht kohës së fundit me realizimin e disa projekteve të mbështetura nga TIKA, Instituti Yunus Emre dhe shoqata “Zor” në Preshevë filloi interesim edhe më i madh për njohjen e gjuhës Turke. Si në vendet e tjera të Ballkanit po ashtu edhe në Preshevë kohës së fundit është rritur numri i atyre të cilët po ndjekin studimet me bursë në Turqi. Mirëpro ata që duan t’a mësojnë gjuhën Turke, nuk janë vetëm ata të cilët po fitojnë një mundësi për të studiuar në Turqi. Arsyet pse të rinjtë në Preshevë dëshirojnë ta mësojnë gjuhën Turke mund të jenë të ndryshme. Disa dëshirojnë t’a mësojnë për shkak se duan të studiojnë në Turqi, disa për shkak se ndjekin telenovelat turke, disa pse duan ta vizitojnë Turqinë dhe disa të tjerë pse mendojnë se jemi shumë të afërt në kulturë. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por qëllimi është i njejtë. Një numër i madh i të rinjëve po shfaqin interesim për ta mësuar gjuhën Turke.

Burimi: Yeni Balkan Gazetesi Përktheu dhe përshtati: Halime Hasani