Home Aktuale Në përkujtim të Rexhep Adilit veprimtarit dhe trajnerit të KF...

Në përkujtim të Rexhep Adilit veprimtarit dhe trajnerit të KF Tërnoci

187
0
SHARE

Të martën më 21 prill 2015 për nderë të të ndjerit, trajnerit të KF”Tërnoci” Rexhep Adili, në stadiumin e KF Tërnocit luhet ndeshje miqësore përballë pionerëve të KF Shkupit.

11149366_884948801567325_5467335932600890064_n
Ndeshja do të zhvillohet për nderë të përkujtimit të vdekjes së trajnerit të KF”Tërnoci” Rexhep Adili, duke filluar nga ora 15:00 në mes të KF”Tërnoci” dhe pionerëve të KF “Shkupi”.
I ndjeri Rexhep Adili, që nga fëmijëria e tij, kishte treguar talentin e një futbollisti, i cili u shqua në aktivitetet dhe organizimet sportive, ku një gjë të tillë e kishte dëshmuar edhe gjatë sudimeve të kulturës fizike pranë Universitetit të Prsihtinës.

97
Rexhepi është edhe themelues i shkollës së futbollit pranë klubit futbollistik Tërnoci, klub ky i cili kishte treguar rezultate të shkëlyeshme në garat e ligës kosovare në grupmoshat e reja. Por, veprimtaria e tij nuk ishte e kufizuar vetëm në aktivitetet sportive, ai një kontribut të vaçantë kishte dhënë edhe në çështejt humanitare dhe kombëtare.Veprimtari Rexhep Adili pas vetes ka lënë gruan dhe dy vajza./Lugina Press/