Home Aktuale Në Nju Jork u botua gazeta “Zëri i Çamërisë”

Në Nju Jork u botua gazeta “Zëri i Çamërisë”

150
0
SHARE

Në Nju Jork të SHBA-ve për nder të kremtimit të 28 Nëntorit-Ditës së pavarësisë u botua numri i parë i gazetës që afron dhe bashkon shqiptarët “Zëri i Çamërisë”.

Në faqet e kësaj gazete e para e këtij lloji që i kushtohet trevës shqiptare të Çamërisë, janë botuar punime të nduarnduarta nga fusha kërkimore historike e gjuhësore që hedhin dritë për orët vrastare në shkallë të gjencidit të shtetit helen ndaj popullit shqiptarë të pjesës tashmë më të dhimbshme kombëtare të Çamërisë.

Në ballinën e kësaj gazete është botuar  portreti në kolor i një të reje çame e veshur me kostumin karakteristik të kësaj treve shqiptare që tregon etninë burimore se toka e Çamërisë është dhe do të mbetët shqiptare.

Në këtë numër solemn të kësaj gazete prijnë punimet “Shqiptarët e Greqisë” që hedh dritë përkitazi për kohën kur fuqitë e  mëdha në kongrese dhe konferenca: Kongresi i Berlinit(1878)dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër(1912-1913)vedosën që Çamerinë dhe viset tjera shqiptare në Ballkan të japin për fqinjët grabitqarë të Greqisë, të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Po në faqen në vazhdim është botuar punimi i  Faik Konicës
“Çamët dhe shqiptarsia” që si thotë me tonet e rrepta intelektuale Konica se Çamëria është vend i bukur, një nga gurët më të çmuar të kurorës së Shqipërisë, zuri të lëviz dhe të zgjohet.

Një nga njohësit e mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke, Prof.dr.Pëllumb Xhufi sjell punimin nga fusha e tij historike me titull “Megali-Idea dhe pasqyrimet e saj në marrëdhëniet shqiptaro-greke”. Profesor Xhufi thotë me argumentin kërkimor-shkencor se sipas Fallmerayer,në dejet e grekëve të sotëm nuk rrjedh gjaku i grekërve të vjetër,por një përzierje ,ku pjesa kryesore i takon gjakut shqiptar,thuhet në punimin e tij  të gjatë historik. Këtë herë nuk është harruar poeti çam Bilal Xhaferri,i cili vjen me një cikël të poezive në gjuhën shqipe dhe angleze e vënë në ballë poezia “Baladë Çame”, që ka zënë vendin e merituar në shumë antologji të poezisë shqipe në atdhe.

Me interes është punimi i botuar në faqet e kësaj gazete “Gjuha e ilirëve-gjuhë e shqiptarëve”, shkruar nga Nikos Stylos, për të vazhduar me punimin e Mustafa Ibrahimi, dy këngë për Marko Boçarin nga folkloristi rus Stefan Verkoviq. Vrasja e Negovait është vjersha e Zef Skiroit,poetit arbëresh që pas Jeronim de Radës i tarsuan rrugën e mirfillt intelektuale të kohës për gjuhën dhe kulturën shqiptare të shpërngulur jasht atdheut arbërorë.

Me interes të kohës,në gjuhën angleze janë botuar punimet e F.W.Halsuck ,,Albanian Settlements in the Aegean Insinds,, për të vazhduar me punimin e autorëve Miranda Vickers-James Pettifer,,Çëshja çame-etapa e re,, dhe në fund punimi në gjuhën angleze i Faik Konicës ,,The Background of the Italian-Greek Conflict,,.

Ndonëse gazeta  “Zëri i Çamërisë” është botuar në dy gjuhët shqip dhe anglisht, do të preferonim redaksisë që kjo gazetë shqiptare në Amerikë që është një dritare për të vërtetën e Çamërisë ti dërgohet miqëve tanë në Kongresin dhe Senatin Amerikan në Uashington si dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Joe DioGuardi). Redakisinë e kësaj gazete e përbëjnë kryeredaktor Kristo Sotiri, zëvendës-kryeredaktor Ilir Ademaj, redaktor Endri Merxhushi dhe art grafik Thoma Nasi.

Gazeta është botuar në dy gjuhë shqip dhe anglisht dhe me teknikën kolor të faqeve që e bëjnë të afërt dhe traktive për lexuesit e saj në Amerikë dhe më gjerë. (Skënder Karaçica/INA)