Home Aktuale Në Maqedoni orët e fundit për listat për deputetë

Në Maqedoni orët e fundit për listat për deputetë

160
0
SHARE

Kanë mbetur edhe pak orë deri në mesnatë që partitë politike të dorëzojnë listat për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Disa nga partitë pjesëmarrëse kanë dorëzuar listat për deputetë, përfshirë partitë shqiptare BDI e cila zyrtarisht mbajti një konferencë me rastin e dorëzimit,  por bëhet e ditur për dorëzimin e listave edhe nga PDSH dhe RDK, por nga ana tjetër dorëzimi i listave është bërë edhe nga partitë maqedonase si VMRO-DPMNE, LSDM dhe partitë e tjera.

Sonte në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. (INA)

 

15:30 – BDI sot e para dorëzoi listat për deputetë për garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 prillit në Maqedoni.

Ndërkohë, në pritje është dorëzimi i listave për deputetë nga partitë e tjera, që sipas kodit zgjedhor duhet që deri në mesnatë të bëjnë dorëzimin e tyre.  Dorëzimin e listave nga BDI e bëri delegacioni i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie dhe shefi i shtabit zgjedhor, Abdilaqim Ademi.

“Listat e dorëzuara nga BDI janë lista gjithëpërfshirëse, të harmonizuara me të gjitha strukturat por dhe me përfaqësimin rajonal. Janë lista që në përbërjen e saj përfshijnë kuadro që kanë mbajtur mbi supe procese demokratike dhe kombëtare, e që gjithashtu janë dëshmuar. Ne jemi të bindur se kjo listë është lista e së ardhmes, e cila do të jetë udhëheqëse edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar”, tha Ademi, duke shtuar se kjo parti kandidaton në të gjitha listat zgjedhore, përfshirë për herë të parë njësinë e 4-të zgjedhore.

“Në këtë mënyrë, ne bëhemi partia e parë politike shqiptare e cila shtrihet në tërë territorin e Maqedonisë. Ashtu siç kemi theksuar se ku ka një shqiptar, një qytetar i cili përkrah konceptin dhe idenë tonë, ne do të jemi aty. Prandaj, këtë radhë ne do të garojmë edhe në Njësinë nr. 4”, u shpreh  Ademi.  (INA)

 

09:14 – Sonte në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Pjesa më e madhe e partive politike sot gjatë ditës kanë paralajmëruar dorëzimin e listave për deputetë pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas praktikave të deritanishme, partitë politike deri në momentet e fundit dorëzojnë listat për deputetë, për shkak të konsultave të brendshme dhe mosnxjerrjen e tyre në opinion për të mos u njohur nga oponentët e tyre politik.

KSHZ pas pranimit të listave, duhet të bëj verifikimin e tyre dhe në një afat të shkurtër kohor partitë mund të bëjnë eliminimin e parregullsive apo emrave që nuk plotësojnë kushtet për të qenë kandidat.

Më 3 prill do të hidhet shorti për renditjen e partive nëpër listat e votimit. KSHZ po kryen të gjitha parapërgaditjet për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 27 prill. Deri më 30 mars vazhdon verifikimi i listës së votuesve për zgjedhjet parlamentare.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillon më 5 prill dhe përfundon më 25 prill. Ajo do të ndërpritet më 12 dhe 13 prill, për shkak të heshtjes zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 13 prill. (INA)