Home Aktuale Në Manastir u shënua 106 vjetori i Kongresit të Alfabetit

Në Manastir u shënua 106 vjetori i Kongresit të Alfabetit

112
0
SHARE

Në Muzeun e Alfabetit në Manastir u shënua 106 vjetori i Kongresit të Manastirit.

Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm zëvendëskryeministri Musa Xhaferri i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behaxhudin Shehapi, ka vizituar Muzeun e Alfbaetit në qytetin e Manastirit me rastin e 22 nënrtorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Në këtë rast, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri të gjithë qytetarëve shqiptarë ua uroi 22 nëntoritn, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ai tha Dita  e Alfabetit është dita më e rëndësishme dhe e lavdishme e kulturës shqiptare.

“Më lëjoni që fillimisht nga kjo shtëpi ku para 106 viteve është themelua Alfabeti i Gjuhës Shqipe së pari drejtorit të Muzeut, stafit të tij dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë ua urojë këtë ditë shumë të rëndësishme, të lavdishme të kulturës sonë shqiptare dhe falemenderimi iu takon rilindasve që thanë kontributin dhe dhe trasun rrugën të funksionojë rilindja shqiptare, të unifikohet Alfabeti shqip me shkonja latine, të orientohet kombi shqiptare drejt aleancës së natyrshme perëndimore që pastaj do të pasoj me pavarësin e shtetit shqiptarë. Kongresi i Manastirit ka qenë bazamenti dhe i ka paraprijë kjo ngjarje historike pavarësisë së kombit shqiptarë dhe krijimit të shtetit shqiptarë”, – tha Xhaferri.

Ai në Manastir, përkatësisht në Muzeun e Alfabetit, ka marrë pjesë edhe në hapjen e Tribunës shkencore me temë: “Kontributi i shoqërive dhe klubeve shqiptare në formimin e Alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe”. (INA-Lugina Press)