Home Aktuale Në Maltërnoc të Bujanocit fillojnë përgaditjet për ndërtimin e...

Në Maltërnoc të Bujanocit fillojnë përgaditjet për ndërtimin e xhamisë së re(video)

112
0
SHARE

Duke iu falënderuar banorëve të Maltërnocit  tashmë  ka filluar rrënimi i xhamisë për të filluar ndërtimi i xhamisë së re. Fillimisht banorët e këtij fshati vullnetarisht   kanë rrënuar kulmin dhe dyshemen.

Ndërkaq   rrënimin e xhamisë falas e bëri  me makinerinë e tij Selami Ibrahimi-Sela nga Tërrnoci.Ndërtimi i  një xhamie të re për banorët e këtij  fshati  ishte një nevojë e kahmotëshme dhe e shum pritur ngase kohëve  të  fundit xhamia e cila tashmë është rrënuar  nuk  i plotësonte aspak nevojat për kryerjen e ritualeve fetare  përshkak  të plasritjeve të shuma në pullaz në dysheme dhe qarjeve të mureve të saja.

Ndërkohë tashmë është marrë edhe iniciativa për grumbullimin e mjetve financiare për ndërtimin e xhamisë së re.Pas  tubimit të mërgimtarëve të këtij fshati për marrjen e iniciativës për  grumbullimin e mjtete materiale ishte xhamia e Bashkimi në Byserh të Zvicrës  që iu përgjigj  pozitivisht  këtij aksioni për të ndihmuar ndërtimin e xhamisë në Maltërnoc.Ndërkohë vazhdon  iniciativë për  tubimin e mjeteve që ëndrra e shum pritur e banorëve të këtij fshati për ndërtimin e xhamisë të bëhet realitet.Ndërtimi  i xhamisë në Maltërnoc përveç që kryen rolin e kryrjes së riteve fetare ajo do të ketë edhe rolin e një objekti  historik ku do të mbetet me vite të tëra për të treguar se këtu pati ka dhe do të ketë banorë shqiptar.

Ndërtimi i xhamive është  pjesë  e bamirësisë, ndaj duhet të participojmë në ndërtimin e tyre

. Transmeton Uthmani, r.a., se e ka degjuar Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam duke thënë:

Kush ndërton një xhami, duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut, Allahu ia ndërton atij një të ngjashme në Xhennet”. (Buhariu dhe Muslimi)

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=s1Zvzv31dnk  ” width=”560″ height=”315″]