Home Aktuale Në Korçë, mbahet Edicioni i 5-të, ‘Dita e Miqësisë’ së gazetarëve(foto)

Në Korçë, mbahet Edicioni i 5-të, ‘Dita e Miqësisë’ së gazetarëve(foto)

178
0
SHARE

 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  organizoi  edicionin e   5-të   “Dita e Miqësisë” e  Gazetarëve Shqiptarë.

 Në  Korçë janë mbledhur  gazetarë nga të gjithë trevat shqipfolëse, por dhe gazetarë të tjerë të rajonit me rastin e shënimit ‘Dita e Miqësisë’ së gazetarëve shqiptarë në edicionin e  5-të.

Në këtë veprimtari morrën pjesë edhe gazetar nga Lugina e Preshevës,  anëtar të Unionit të Gazetarëve të Luginës së Preshevës të cilin e drejton gazetari Valon Gashi i cili tashmë vepron në televizionin e famshëm Top Chanel.

Një traditë kjo, që nisi pesë vjet më parë në qytetin e Elbasanit.  Dega e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në këtë qytet, do të inicionte këtë ditë.

Motivi, si simbolikë të forcimit të radhëve mes gazetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Pas takimit të këtushëm, takimi i radhës ka vijuar në qytetin e Durrësit, Shkodrës e Ulqinit. Më pas  në Beratedhe Fier.

Kësaj radhe, një takim i tillë masiv, do të organizohet në Korçë, duke cekur edhe qytetet Strugë, Pogradec e Ohër.

“Mikpritëse” është dega e Unionit të Gazterëve të qarkut Korçë.

Ky aktivitet, tashmë traditë, iniciohet nga dega e UGSH së Elbasanit.Por drejtohet nga UGSH, me kryetar Aleksandër Çipa.

Këto organizime nuk mbeten thjeshtë në kuadrin e socialitetit mes njerëzve të medias.

Si edhe në takime të tjera, janë diskutuar problematika të caktuara të UGSH.

Në Korçë, bashkëbisedimi do të ketë në qendër të vëmendjes tematikën “Media-Pushtet Vendor-Turizëm”.

Në të gjithë takimet nuk kanë munguar personalitete të larta në fushën e medias e shkencës. Po ashtu  edhe figura të njohura të politikës e shoqërisë.