Home LAJME Në Indi, bomba gjatë procesit zgjedhor

Në Indi, bomba gjatë procesit zgjedhor

78
0
SHARE

y bomba të vendosura nga rebelët kanë vrarë të paktën 12 persona në lindje të Indisë, në shtetin e Çatisarhit, teksa në mbarë vendin vazhdojnë votimet për zgjedhjet e përgjithshme. 

Shpërthimi i parë përfshiu një autobus që mbante zyrtarë përgjegjës për zgjedhjet, shtatë nga të cilët humbën jetën. Ndërsa i dyti, që ndodhi vetëm gjysmë ore më vonë, vrau pesë policë që po udhëtonin në një makinë ambulance.

Autoritetet kanë deklaruar se shpërthimi i parë u realizua me një minë tokësore, teksa autobusi po udhëtonte nga një qytet në tjetrin. Si pasojë katër persona mbetën të plagosur. Disa persona mbetën gjithashtu të lënduar në sulmin e dytë, që ndodhi në një fshat, saktësuan autoritetet.

Rebelët në vend kanë realizuar sulme të shumta në dekadat e fundit, në kuadër të fushatës së tyre që të varfërit të kenë një pjesë më të madhe të pasurive natyrore të Indisë.

Zgjedhjet e përgjithshme në Indi zgjasin plot pesë javë. Votimet filluan të hënën e kaluar. Në shtete të ndryshme të vendit procesi ka avancuar në faza të ndryshme.

Dita e më e rëndësishme e votimit ka qenë ajo e së martës, pasi ka regjistruar numrin më të madh të votuesve, duke arritur në disa milionë, në 14 shtete.

Mbi 814 milionë indianë kanë të drejtë vote. Një partie ose koalicioni i duhet minimumi 272 vende nga 543 që ka gjithësej dhoma e ulët e Parlamentit për të formuar qeverinë.

Partia në pushtet, Partia e Kongresit, e drejtuar nga Rahul Gandhi, lufton këtë herë kundër asaj opozitare BJP, të drejtuar nga nacionalisti hindu Narendra Modi.

Megjithatë, subjekti anti-korrupsion Partia e Njerëzve të Zakonshëm, po korr vota të shumta në bastionin e saj, kryeqytetin Delhi, duke u bërë një rivale serioze.