Home Aktuale Në Hodonoc e Novosellë kapen mallra të kontrabanduara

Në Hodonoc e Novosellë kapen mallra të kontrabanduara

143
0
SHARE
Kamenicë – Në dy raste të ndara në fshatrat Novosellë e Hodonoc të Kamenicës policia kufitare ka kapur mall të kontrabanduar.
Në fshatin Novosellë gjatë implementimit të një plani operativ në një pikë kontrolli njësiti policor ka ndaluar automjetin “Ford” me targa të Serbisë, që drejtohej nga i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas nga Serbia njoftoj policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij është vërejtur se ishte duke transportuar mallra të ndryshme komerciale, pa dokumentacion përkatës. Automjeti së bashku me mallin e dyshuar është konfiskuar dhe dorëzuar në terminalin doganor. Nuk raportohet për të arrestuar.

Edhe në fshatin Hodonoc njësiti policor afër kufirit ka vërejtur dy të dyshuar duke tërhequr me dorë gjashtë (6) krerë gjedhe në vlerë prej 8.000 euro. Të dyshuarit me të vërejtur policët i kanë braktisur kafshët të cilat dyshohet se të dyshuarit i kanë kontrabanduar nga Serbia pasi që kishin vath matrikulli të Serbisë. Gjedhet janë konfiskuar dhe janë dorëzuar në terminalin doganor./rajonipress/

 

Vërejtje!