Home Aktuale Në Gjilan do të përurohet vepra “Presheva,Bujanoci dhe Medvegja...

Në Gjilan do të përurohet vepra “Presheva,Bujanoci dhe Medvegja dje dhe sot dhe nesër”

78
0
SHARE

Shoqata për Trashëgimi Kulturore në Preshevë do të bëjë përurimin e veprës kushtuar Luginës” Presheva,Bujanoci Medvegja dje, sot dhe nesër” botuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë.

Ky eveniment do të mbahet më 7 maj në Gjilan. Andaj të gjithë dashamirët e artit të shkruar mund të jenë pjesë e këtij evenimenti ka theksuar Xhemaledin Salihu kryetar i SHTKP.

Pas konferencës së Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore në Preshevë të mbajtur në nëntor t vitit 2013 tani aktivitetet vazhdojnë me përurimin e veprës Presheva,Bujanoci dhe Medvegja dje sot dhe nesër. Konferenca ngërthente në vete 50 kumtesa të cilat ishin të lidhura me Preshevën,Bujanocin e Medvegjën deklaroi Xhemaledin Salihu udhëheqës i kësaj shoqate ku është sugjeruar se nga kumtesat në fjalë të botojnë një vepër në gjuhën shqipe dhe angleze. Sipas tij të enjtën në Gjilan do të përurohet vpera në fjalë kushtuar Luginës botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe shoqata për trashëgimi kulturore.
Brendësia e kësaj vepre ka të bëjë konkretisht me Luginën përfshirë të gjitha fushat e jetës.
Sipas Salihut gjatë përurimit të veprës kushtuar Luginës fjalën do ta marrin personalitete të shquara shkencore të Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë eveniment do të jenë mysafir nga Kosova dhe Lugina e Preshevës ndërsa manifestimi do të mbahet më 7 maj në orën 12 në ambientet e Universitetit kadri Zeka në Gjilan./Lugina Press/