Home Aktuale Në Gjermani kapen 18 ilegalë nga Kosova

Në Gjermani kapen 18 ilegalë nga Kosova

103
0
SHARE

Defekti i motorit të veturës në autostradën A92, në afërsi të vendbanimit Landshut, ka qenë “taksirat” për kontrabandistin gjerman i cili transportonte ilegalisht 18 kosovarë – në mesin e tyre edhe një foshnjë pesëjavëshe.

Pasi është detyruar të ndalet në pjesën anësore të rrugës, shoferi ka mbetur në automjet, ndërsa personat që ishin në të dolën jashtë. Dikush e ka njoftuar policinë për skenën që po shihte aty. Kur policia ka arritur, ka zbuluar se bëhej fjalë për një transport ilegal.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:55, raporton albinfo.ch.

Grupi i refugjatëve kosovarë: nëntë gra, pesë burra dhe katër fëmijë, ishte kapur nga policia në një pyll afër autostradës. Asnjëri nga ta nuk posedonte vizë gjermane.

Më vonë ata janë transportuar me pesë vetura të policisë në qendrën e inspektoratit policor. Pas procedurave të zakonshme ata janë dërguar në qendrën e azilit në Munih.

Pas marrjes në pyetje, shoferi gjerman është lëne i lirë, por ndaj tij është bërë kallëzimi penal për trafikim të të huajve. /albinfo/