Home Aktuale Në fshatin Tërnoc fillon pastrimi i deponisë së egër

Në fshatin Tërnoc fillon pastrimi i deponisë së egër

214
0
SHARE

Gjatë ditës së sotme ka filluar pastrimi i mbeturinave në dalje të Tërnocit përgjatë  rrugës në drejtim të Kosovës nga ana e Breznicës.

Kjo është bërë e njohur në një postim në facebook të komunës së Bujanocit, e në vazhdimn ju sjellim postimin e plotë:

“Me kërkesë të pushtetit lokal të Bujanocit, kompania private “Shera Beton” në mënyrë vullnetare ka filluar sot pastrimin e mbeturinave në dalje të Tërnocit.

Komuna e Bujanocit falemnderon kompaninë “Shera Beton” e cila vullnetarisht po kontribuon në mirëmbajtjen e ambientit jetësor, dhe njëkohësisht po kursen buxhetin komunal.

Përndryshe, viteve të kaluara pushteti lokal ka paguar miliona dinarë për pastrimin e kësaj pjese nga mbeturinat, derisa sot këto punë po bëhen falas”.