Grupi 484, ka vazhduar në Bujanoc bashkëpunimin me shkollat e mesme dhe fillore për realizimin e trajnimit “Ne dhe ata të tjerët”.
Tranimi me mësuesit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore të komunës së Bujanocit, për dy dit rradhazi do të zhvillohet në fakultetin ekonomik në Bujanoc.
Trajni është i akredituar për kompetencat e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndëretnik dhe është veçanërisht i përshtatur për specifikat kulturore të këtij komuniteti.
Ideja fillestare e seminarit është të prezantojë pjesëmarrësit përmes trajnimit se si tema e ndërkulturizmit mund të adresohet përmes prizmit të historisë sociale lokale dhe historisë së jetës së përditshme. Trajnimi përfshinë 2 ditë leksione, pas së cilës pjesëmarrësit zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në punën me nxënësit , përmes kryerjes së një hulumtimi.
Në ditën e parë, psikologeja Vera Erac ka mbajtur punëtorinë hyrëse me pjesëmarrësit për të diskutuar rreth stereotipee si dhe imazhet, marrëdhëniet me “të tjerët”, stereotipet pozitive dhe negative dhe paragjykimet.
Ndërkaq Sanja Petroviq Todosijeviq, në leksionin e saj, u ofron pjesëmarrësve një kornizë teorike që përfshin metodologjinë e hulumtimit të historisë lokale (sociale). Gjithashtu flet për arsyen pse është e rëndësishme të merremi me hulumtimin e historisë shoqërore në bashkësitë multietnike përmes lëndëve të ndryshme mësimore .
Ndërkohë artistja Ivana Bogiqeviq Leko nga grupi 484, para pjesëmarrësve paraqet shembuj të mini hulumtimit të nxënësve të shkollave të mesme nga mjediset tjera multietnike në Serbi.
Seminari do të vazhdoj dhe në dytën e dytë, ku pjesëmarrësit duhet të sjellin fotografi nga historia e tyre familjare.
Ndërkaq dita e tretë e seminarit do të vazhdoj ditëve në vijim pasi pjesëmarrësit t’i realizojnë punëtoritë me nxënësit e tyre.
Deri më tani, në program janë përfshirë shumica e shkollave fillore dhe tetë shkolla të mesme në komunën e Bujanocit./Lugina Press/