Home Aktuale Në Bujanoc akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit

Në Bujanoc akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit

99
0
SHARE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc njofton opinionin mbarë kombëtarë se të Mërkurën me datë 26.02.2014, do të mbahet Akademi Përkujtimore për dëshmorët e Zonës Operative të Bujanocit.

Në shënim të kësaj date historike do të mbahen këto aktivitete të ndryshme si:

  1. Në ora 11:00 do të mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, gjegjësisht tek varri i dëshmorit të kombit, Komandant Fatmir Ibishit.
  2. Në ora 13:00 në fshatin Konçul mbahen homazhe për dëshmorin në fjalë në vendin i rënies.
  3. Ndërkaq  duke filluar nga ora 15:00 në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, mbahet Akademia Përkujtimore për Dëshmorët e Zonës Operative të Bujanocit.

Pjesëmarrja Juaj e madhëron këtë Akademi Përkujtimore!

                                                                                                                   Kryetar: Edmond ISUFI

                                                                                                                         Bujanoc: 22/02/2014

LEAVE A REPLY